Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar menjëherë ndaj qëndrimit me votë kundër të Shqipërisë më asamblenë e OKB-së. Ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare nuk është ftuar në festën e ambasadores së Amerikës, Nikki Haley.
Në lidhje me festën e ambasadores amerikane , e cila është planifikuar të mbahet me 3 janar, që me votën kundër rezolutës, abstenimin apo mospjesëmarrjen në votim mbështetën Shtetet e Bashkuara”-përcjellë Top Channel.
Shqipëria votoi pro rezolutës, e cila ndër të tjera thotë:
“Rezoluta pohon se çdo veprim dhe aksion që synon ndryshime në statusin e qytetit të Shenjtë të Jeruzalemit nuk ka asnjë efekt ligjor, është i pavlefshëm dhe duhet të shfuqizohet në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit. Prandaj, kjo u kërkon shteteve të përmbahen nga vendosja e misioneve diplomatike në qytetin e Shenjtë të Jeruzalemit”.
Përpara votimit, ambasadorja amerikane bëri këtë deklaratë:
“Ne do ta kujtojmë këtë kur të na kërkohet përsëri të japim kontributin tonë në Kombet e Bashkuara, organizmi më i madh në botë. Do ta kujtojmë gjithashtu kur shumë vende të vijnë e të na kërkojnë, siç bëjnë aq shpesh që ne të paguajmë akoma më shumë dhe të perdorim ndikimin tonë në dobi të tyre”, deklaroi ambasadorja Haley.
Rezoluta kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga SHBA-të u votua me një shumicë dërrmuese prej 128 votash pro, 9 kundër dhe 35 abstenim.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë preferoi të mos komentonte votën e Shqipërisë, por në deklaratë tha se vendimi i presidentit Trump afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, dhe se Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra ku ndodhen Parlamenti, Kryeministria dhe Gjykata e Lartë e Izraelit. TIRANA TODAY.