Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

VOA: Censusi 2020, konfuzion për pyetjen rreth shtetësisë

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
VOA: Censusi 2020, konfuzion për pyetjen rreth shtetësisë

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se qeveria do të përpiqet ta bëjë pyetjen rreth shtetësisë gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë në vitin 2020. Njoftimi i tij vjen një ditë pasi zyrtarët e lartë të administratës bënë të ditur se kishin hequr dorë nga përfshirja e kësaj pyetjeje, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë javën e kaluar mbi këtë çështje.

“Njoftimet në media se Departamenti i Tregtisë ka hequr dorë prej pyetjes mbi nënshtetësinë është i pasaktë ose për të thënë ndryshe, lajm i rremë”, shkruante zoti Trump në një postim në Twitter. “Ne jemi absolutisht duke bërë përpara dhe siç duhet, për shkak të rëndësisë së përgjigjes ndaj kësaj pyetjeje”, shkruante më tej ai.

Javën e kaluar me një vendim 5 me 4, Gjykata e Lartë vendosi kundër kërkesës së administratës Trump për të përfshirë pyetjen mbi nënshtetësisë në formularin për regjistrimin e popullsisë. Avokatët e Departamentit të Drejtësisë argumentuan se kjo pyetje ishte e nevojshme për të ndihmuar zbatimin e ligjeve që mbrojnë të drejtën e pakicave për të votuar. Në argumentimin e shumicës së Gjykatës së Lartë, që krahas 4 gjykatësve liberalë përfshiu edhe kreun e gjykatës John Roberts, thuhej se kërkesa e administratës “nuk qëndronte” dhe nuk i plotësonte standardet për një shpjegim të qartë se pse po kërkonte të ndërmerrte një veprim të tillë.

Komentimi i Presidentit Trump krijoi konfuzion rreth përfshirjes së pyetjes, kjo pasi Departamenti i Drejtësisë dhe ai i Tregtisë njoftuan se i kishin braktisur përpjekjet lidhur me këtë çështje. Qeveria njoftoi gjithashtu se kishte nisur tashmë të printonte pyetësorët, në mënyrë që ato të jenë gati për përdorim brenda nëntë muajve.

Por sekretari i Tregtisë Wilbur Ross tha se “e respekton Gjykatën e Lartë, por nuk pajtohet me vendimin lidhur me vendosjen e pyetjes mbi shtetësinë në censusin e 2020-s”, që do të shënonte herën e parë që nga viti 1950. “Zyra e Regjistrimit ka nisur procesin e printimit të pyetësorit pa pyetjen. Por vëmendja ime, ajo e byrosë si dhe e gjithë Departamentit, është të kryejë një regjistrim të plotë dhe të saktë”, tha ai.

Zyrtarët e qeverisë nuk ofruan asnjë shpjegim se pse nuk po tërhiqen nga përpjekjet për të përfshirë pyetjen. Censusi është i rëndësishëm pasi përcakton numrin e vendeve për në Kongres për çdo shtet si dhe se si do të shpërndahen me qindra miliarda dollarë financime të qeverisë federale.

Sipas kritikëve, pyetja për nënshtetësinë do të kishte frikësuar pakicat dhe emigrantët për të plotësuar formularin dhe do t’u jepte republikanëve epërsi në distriktet me shumicë votash demokrate./Voa/

 

Tags: 2020censuspyetjen rreth shtetesiseVOAZëri i Amerikës

TË LIDHURA

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi
Bota

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi

14:46 | 20/12/2025
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë
Bota

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Next Post
PD denoncon KQZ-në, Gjata: Kryebashkiakët nuk do t’i lënë zyrat

PD denoncon KQZ-në, Gjata: Kryebashkiakët nuk do t'i lënë zyrat

Tragjike/ 17-vjeçari shqiptar mbytet në lumë, ja çfarë thanë shokët e tij

Tragjike/ 17-vjeçari shqiptar mbytet në lumë, ja çfarë thanë shokët e tij

Vrasja e Oliver Ivanoviç, Vuçiç akuza Shqipërisë: Çfarë ndodhi në aeroportin e Tiranës?

Vrasja e Oliver Ivanoviç, Vuçiç akuza Shqipërisë: Çfarë ndodhi në aeroportin e Tiranës?







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com