Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

VMRO-ja zyrtarizon nismën për referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
VMRO-ja zyrtarizon nismën për referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka njoftuar të martën fillimin e procedurës për organizimin e referendumit të detyrueshëm me qëllim të anulimit të marrëveshjes me Bullgarinë.

Kjo marrëveshje e propozuar nga Franca dhe e miratuar në Parlamentet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i hapi rrugën shtetit maqedon që të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 19 korrik.

Në bazë të marrëveshjes, Shkupi gjatë procesit të bisedimeve me BE-në duhet të zgjidhë çështjet e hapura lidhur me aspektet historike, ndërsa ato për gjuhën dhe identitetin beson se nuk do të jenë pjesë e bisedimeve.

Çështja kryesore ka të bëjë me përfshirjen e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, si popull shtetformues.

Opozita maqedonase marrëveshjen e quan “tradhti kombëtare” andaj edhe ka iniciuar referendumin me pyetjen “A jeni për anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë?”.

“Me këtë marrëveshje mohohet gjuha, identiteti dhe historia maqedonase. Kjo nismë për referendum është tërësisht evropiane sepse kundërshton politikat dhe veprimet negative që Bullgaria i drejton ndaj Maqedonisë në aspektin gjuhësor, kulturës dhe identitetit”, ka deklaruar Nikolla Micevski, kryetar i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së.

Nisma për referendum nënkupton fillimisht mbledhjen e jo më shumë 100 nënshtrimeve për të paraqitur nismën në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), dhe më pas mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve që pastaj Kuvendi të shpallë datën për daljen e qytetarëve në referendum.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se “nisma e VMRO DPMNE-së tregon dyfytyrësinë e kreut të saj, Hristian Mickovski, i cili para zyrtarëve bullgarë kishte pranuar marrëveshjen për fqinjësi të mire dhe tani del kundër saj, për çka flet për politikat e tij të paqëndrueshme”.

Ndërkohë presidenti Stevo Pendarovski tha se “nisma e VMRO DPMNE-së është kundër integrimit evropian, jo morale, antievropiane”.

Sipas Pendarovskit pyetja e referendumit nuk është “A jeni kundër Marrëveshjes me Bullgarinë?” por, “Ajo jeni kundër rrugëtimit tonë drejt BE-së?”.

Maqedonia e Veriut e ka fituar statusin e shtetit kandidat në vitin 2005, por për nisjen e bisedimeve ne BE-në ka pritur 17 vjet, për shkak të kontesteve të pazgjidhura me shtetet fqinje – fillimisht me Greqinë për çështjen e emrit, e tani me Bullgarinë për gjuhën dhe identitetin. /evropaelire

Tags: BullgariPartia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE

TË LIDHURA

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë
Rajoni

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

22:15 | 15/09/2025
Shqipëri-Serbi nuk do të luhet në Beograd, reagon Vuçiç: Më mirë për kombëtaren
Rajoni

Shqipëri-Serbi nuk do të luhet në Beograd, reagon Vuçiç: Më mirë për kombëtaren

10:22 | 15/09/2025
Makina përplaset me një shtyllë ndriçimi gjatë ndjekjes nga policia, humb jetën 18-vjeçari shqiptar
Rajoni

Makina përplaset me një shtyllë ndriçimi gjatë ndjekjes nga policia, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

13:10 | 12/09/2025
Next Post
Dallëndyshet që paralajmërojnë fashizmin

Dallëndyshet që paralajmërojnë fashizmin

Rusia kërcënon hapur Evropën: Dimri do të jetë i gjatë!

Rusia kërcënon hapur Evropën: Dimri do të jetë i gjatë!

“Ç’ka bërë PD, nuk rrëfehet”, thotë populli…

“Ç’ka bërë PD, nuk rrëfehet”, thotë populli…

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit
Aktualitet

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit

by mirseda
15:11 | 20/09/2025
0

Dy persona, një nga Kukësi, tjetri nga Lezha, po hetohen nga policia, pasi akuzohen për shantazhe në...

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

14:30 | 20/09/2025
SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un

SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un

13:27 | 20/09/2025
“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

12:25 | 20/09/2025
“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

10:55 | 20/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com