Gjendet një minë luftarake në qytetin bregdetar të Vlorës, ndërsa mendohet se i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Mina është zbuluar nga peshkarexha, e cila më pas e ka nxjerrë në breg.
Peshkarexha është ankoruar në zonën e Triportit në Vlorë, së bashku me armën e rrezikshme. Sakaq, drejtuesi i mjeti lundrues me të zbuluar minën ka kërkuar ndihmë nga forcat xheniere dhe policia, por arma luftarake fatmirësisht nuk ka shpërthyer dhe pjesëtarët e peshkarexhës kanë shpëtuar pa pasoja.
Nga të dhënat e para mësohet se janë nisur ekspertët drejt qytetit të Vlorës për të bërë verifikimin e predhës, ndërsa më pas pritet të bëhet çaktivizimi i saj.