Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vlorë përplasja me armë/ Zbulohet shkaku i sherrit mes tre emigrantëve të plagosur

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Vlorë përplasja me armë/ Zbulohet shkaku i sherrit mes tre emigrantëve të plagosur

Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmë pasi dy automjete shkëmbyen zjarr me njëra-tjetrën.

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga shkëmbimi me armë zjarri, mes së cilëve njëri në gjendje kritike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00, në lagjen “28 Nëntori”, në afërsi të Kishës Ortodokse, ku në përplasjen me armë mësohet se është përdorur një pistoletë dhe një armë kallashnikov.

Policia e Vlorës nuk jep shumë detaje për ngjarjen pasi ende gjithçka është e paqartë, duke qenë se personat e përfshirë në konflikt nuk janë të skeduar dhe as emra të njohur për Policinë. Në ngjarje janë përfshirë tre automjete, një prej të cilëve dyshohet se nuk ka lidhje me shkëmbimin e zjarrit. Ndërsa nga ana tjetër, një prej automjeteve nga i cili është qëlluar, është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në spitalin rajonal të Vlorës janë dërguar tre persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë Gazmir Canaj, 37 vjeç, me plagë në kraharor, i cili, siç bëjnë të ditur mjekët, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore; Taulant Beqiri, 28 vjeç, me plagë në këmbë, ndërsa i plagosuri i tretë është Elis Llanaj, me plagë në bark.

Në spitalin e Vlorës ka prezencë të lartë të forcave policore, FNSH-së dhe Delta Force për të shmangur ndonjë konflikt mes familjarëve të palëve të përfshira, pasi te personat e plagosur mësohet se ndodhen pjesëtarë nga të dyja grupet që patën përplasje me armë. Dinamika e ngjarjes pritet të zbardhet nga kamerat e sigurisë së bareve pranë vendit të ngjarjes.

Policia po heton për përfshirjen e personave në konflikt. Përveç gëzhojave të armëve, në vendin e ngjarjes Policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe dy automjete.

Një prej tyre një “Fiat Punto” me targa italiane DJ 252 RC, e përfshirë në ngjarje, dhe një “Toyota” (që nuk ka lidhje me ngjarjen), e cila është përplasur me “Fiat-in” në momentin e shkëmbimit të zjarrit. Policia ngriti pak pas ngjarjes postblloqe të shumta për ndalimin e personave të përfshirë në përplasjen me armë, por në orët e vona nuk kishte asnjë të ndaluar, përveç të plagosurve.

Në bazë të hetimeve të deritanishme, Policia ka ngritur dy pista hetimi. E para dyshohet se konflikti mes dy grupeve mund të ketë lindur për shkak të pazareve të prishura të drogës. Kjo përforcohet nga fakti se të përfshirët në konflikt kanë jetuar edhe jashtë Shqipërisë, kryesisht në shtetin fqinj të Italisë.

Por përveç kësaj piste, Policia nuk përjashton dhe mundësinë që dy grupet që shkëmbyen zjarr në ecje, mund të kenë pasur konflikte të tjera të më- parshme me njëri-tjetrin dhe kjo ka çuar në hakmarrje. Gjithsesi do të jenë hetimet e mëtejshme dhe deklarimet e të plagosurve, që do të zbardhin rrethanat e ngjarjes me tre të plagosur.

 

 

 
Tags: “sherrit”armePërplasjatre emigrantëve plagosurvloreZbulohet shkaku

TË LIDHURA

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22:37 | 22/01/2026
EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK
Aktualitet

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm
Aktualitet

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Next Post
Bushati përgënjeshtron Metën: Jam takuar me të disa herë, e jap unë…

Bushati përgënjeshtron Metën: Jam takuar me të disa herë, e jap unë...

Deti/Bushati akuza të rënda për Berishën dhe Metën: S’kam ç’i bëj Saliut! (Video)

Deti/Bushati akuza të rënda për Berishën dhe Metën: S’kam ç’i bëj Saliut! (Video)

Video/Sherr në Komision, Paloka: Kështu fol në bordellot braziliane. Bushati: Mos e ngrini zërin

Video/Sherr në Komision, Paloka: Kështu fol në bordellot braziliane. Bushati: Mos e ngrini zërin







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

by mirseda
22:37 | 22/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të...

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com