Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Vlorë/ Institucionet sorollasin qytetarin për shpronësim, kryerjen e pagesës i’a faturojnë njëra-tjetrës

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vlorë/ Institucionet sorollasin qytetarin për shpronësim, kryerjen e pagesës i’a faturojnë njëra-tjetrës

I prishin shtëpinë në Lungomare, Vlorë, pa asnjë proceverbal për prishje objekti. Qytetari edhe sot e kësaj dite nuk ka marrë ende lekët e shpronësimit. Prokuroria kërkoi burg për inspektorin që prishi objektin pa asnjë proceverbal, ndërsa gjykata e la të lirë.

Ministria e Infrastrukturës nëpërmjet portalit “Shqipëria që duam” i kthen përgjigje qytetarit që s’ka fonde për të shlyer detyrimin, dhe ndërkohë urdhëron Bashkinë e Vlorës që të marrë përsipër shpronësimin.

Pas më shumë se gjashtë muajsh ankesa tek “Shqipëria që duam”, me qytetarin luhet ping-pong mes Bashkisë Vlorë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Si përfundim, Bashkia ngre “supet” para “Fiksit”, dhe thotë që fonde nuk ka.

Leka Kapllanaj u kthye nga Italia për të bërë një ankesë në emisionin “Fiks Fare”, pasi pas tre vitesh që atij dhe bashkëshortes i kanë prishur shtëpinë, ende nuk janë shpronsuar siç i takon me ligj. Ai tregon për “Fiksin”, që sipas tij, është shpresa e fundit për të zgjidhur hallin që i ka rënë, se shtëpinë ja kanë shembur më 08.05.2017, pasi aty do të vijonte ndërtimi i projektit të Lungomares.

Shtëpia e tyre u prish gjatë kohës që ishin në Itali, pa u lajmëruar dhe pa asnjë proceverbal për prishjen e objektit. Në këto kushte, ata bënë një kallëzim në prokurori, por gjykata nuk e vuri drejtësinë në vend.

“Fiksi” zbuloi se gjatë hetimit të prokurorisë është provuar fakti se për prishjen e këtij objekti nuk është mbajtur asnjë proceverbal nga ana e inspektorëve të IKMT-së Tiranë dhe as asaj të IMT-së Vlorë. Nga deklarimet e shtetasit Kledjon Ramaj, me detyrë kryeinspektor i IMT-së Vlorë, rezulton se ai nuk ka dijeni për prishjen e banesës së zonjës Merita Kapllanaj. Ndërsa shtetësja Ina Luçaj me detyrë përgjegjëse e IMT-së, dega Vlorë nuk ka marrë pjesë në prishjen e asnjë objekti me datë 08.05.2017, datë kur është prishur edhe objekti i Merita Kapllanaj.

Prokuroria në të dyja shkallët e gjyqësorit kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Metaj, i cili ishte edhe në krye të operacionit për prishjen e këtyre objekteve, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, ndër të tjera dënimin e tij me një vit heqje lirie. Por gjykata çmoi që inspektori i IKMT-së Tiranë ishte i pafajshëm.

Rreth dy vite më vonë, pasi objekti ishte prishur, me datë 14.09.2018 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri njoftimin për shpronësim publik të banesës së Merita dhe Leka Kapllanaj.

Aktualisht, portali “Shqipëria që duam”, pas ankesës së qytetarit është duke ndërmjetësuar bashkëpunimin mes Bashkisë Vlorë dhe ministrisë për të vendosur se kush do t’i çel fondet për shpronësimin. Por në 9 përgjigje që i janë kthyer qytetarit, qëndron fakti që familja Kapllanaj ende nuk është shpronësuar, pasi insitucionet ja kalojnë problemin njëri-tjetrit.

“Fiks Fare” kontaktoi zyrtarisht me Bashkinë e Vlorës, e cila në përgjigjen e saj thekson faktin që bashkia e ka të pamundur shpronësimin e këtij rasti pasi buxheti është miratuar që në Dhjetor të vitit 2018. Dhe më datë 18.07.2019 i ka kërkuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si edhe Ministrisë se Finanacave mbulimin e këtij efekti financiar.

Duke përcaktuar përfundimisht se cili është edhe institucioni që duhet të bëjë pagesën. Qytetari, shtëpia e të cilit është prishur në fillim të vitit 2017, më në fund e di se ku duhet të trokasë për të marrë dëmshpërblimin e munguar këto tre vite. /Top Channel

 

Tags: bashkiaLungomarevlore

TË LIDHURA

Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, ja detyra që merr Altin Dumani
Aktualitet

Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, ja detyra që merr Altin Dumani

15:09 | 08/01/2026
Hoti: Banorët e Fushë-Kuqes të harruar nga shteti, uji u ka marrë gjithçka…
Aktualitet

Hoti: Banorët e Fushë-Kuqes të harruar nga shteti, uji u ka marrë gjithçka…

14:42 | 08/01/2026
Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut
Politikë

Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut

14:15 | 08/01/2026
Next Post
“Ta rregullojmë këtë gabim të bërë!” Zbardhen debatet në Parlamentin Europian për Shqipërinë

"Ta rregullojmë këtë gabim të bërë!" Zbardhen debatet në Parlamentin Europian për Shqipërinë

Reperi me famë botërore nuk përmbahet gjatë performancës, i hedh turmës 50 mijë dollarë (FOTO-VIDEO)

Reperi me famë botërore nuk përmbahet gjatë performancës, i hedh turmës 50 mijë dollarë (FOTO-VIDEO)

Trump: SHBA do të heqin sanksionet ndaj Turqisë

Trump: SHBA do të heqin sanksionet ndaj Turqisë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, ja detyra që merr Altin Dumani
Aktualitet

Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, ja detyra që merr Altin Dumani

by mirseda
15:09 | 08/01/2026
0

Dosjet e mbartura të vlerësohen me prioritet dhe brenda një kohë të arsyeshme të ketë një vendimmarrja...

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Hoti: Banorët e Fushë-Kuqes të harruar nga shteti, uji u ka marrë gjithçka…

Hoti: Banorët e Fushë-Kuqes të harruar nga shteti, uji u ka marrë gjithçka…

14:42 | 08/01/2026
Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut

Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut

14:15 | 08/01/2026
Grupi Parlamentar i PD kërkesë zyrtare qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Grupi Parlamentar i PD kërkesë zyrtare qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore

14:10 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com