Gjendet një gomone e përmbysur pranë ishullit të Sazanit në Vlorë. Dyshohet se gomonia do të përdorej për trafik. Policia ka shoqëruar 2 persona në Komisariat, të cilët do të merren në pyetje lidhur me këtë rast.
Mësohet se në gomone kanë qenë 3 persona, mes tyre dy shqiptarë dhe një italian.
Nuk dihet nëse mjeti është përmbysur për shkak të motit të keq, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.