Ugur Sahin, drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes gjermane BioNTech që njoftoi se ka zhvilluar së bashku me Pfizer një vaksinë kundër koronavirusit me efektivitet 90%, tha për “The Guardian” se kjo vaksinë do të mund të ndalojë pandeminë. Ndërsa shpresat u rritën për daljen sa më shpejtë në treg të një vaksine, ai paralajmëroi se na pret një dimër i vështirë.
Ai tregoi edhe periudhën se kur do t’i kthehemi jetës normale: “Nga mesi i vitit të ardhshëm. Por, para se të ndodhë kjo, na pret një dimër i vështirë. Edhe sikur të nisë shpërndarja e vaksinës në dhjetor, situata nuk do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore”. Por ndryshe nga ai, një virologe italiane jep një datë më të afërt se kur mund të kemi një vaksinë, e cila do të largojë koronavirusin. Virologia italiane në SHBA, Cristina Cassetti ka thënë se brenda muajit dhjetor, në SHBA do të jenë të gatshme dy vaksina kundër Covid-19.
Cassetti është nëndrejtore e sektorit ‘Mikrobiologji dhe Sëmundje Infektive’ të Institutit për Sëmundje Infektive të kryesuar nga Anthony Fauci, për të cilin ka qenë bashkëpunëtore e ngushtë prej vitesh.
“Të dhënat e siguruara nga Pfizer për 90% të efikasitetit të përgjithshëm të vaksinës së tyre janë të shkëlqyera, por duhet të rishikojmë detajet. Ne po presim gjithashtu të dhënat nga gjykimi i fazës Moderna 3 në ditët e ardhshme, dhe shpresojmë rezultate ekuivalente”, theksoi Cassetti.