Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Vizioni i Donald Trump për rolin e SHBA-së në botë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Trump: Kreu i FBI-së emërohet këtë javë, ja kush janë kandidatët

President Donald Trump boards Air Force One during his departure from Andrews Air Force Base, Md., Saturday, May 13, 2017. Trump is traveling to Lynchburg, Va., to give the commence address for the Class of 2017 at Liberty University. (AP Photo/Pablo Martinez Monsivais)

Gary D. Cohn & H.R.McMaster, “New York Times”/Presidenti Trump sapo ka përfunduar një udhëtim të dytë jashtë shtetit, për të avancuar më tej interesat dhe vlerat e Amerikës, si dhe për të forcuar aleancat tona nëpër botë. Të dyja këto udhëtime, treguan rilindjen e lidershipit amerikan në mbështetjen e interesave, afirmimit të vlerave, përballimin e kërcënimeve të përbashkëta, si dhe për arritjen e një zhvillimi të ripërtërirë.

Diskutimet me udhëheqësit e botës, theksuan potencialin e jashtëzakonshëm:furnizimet e mëdha të energjisë së përballueshme; tregje të pashfrytëzuara, të cilat mund të jenë të hapura rishtazi ndaj tregtisë, një numër në rritje i të rinjve që kërkojnë mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në vendet e tyre, dhe partneritete të reja në mesin e vendeve që mund të formojnë bazën për një paqe të qëndrueshme.

Në çdo rast që ka pasur, Presidenti Trump ka artikuluar vizionin e tij për sigurinë e atdheut, rritjen e prosperitetit dhe avancimin e ndikimit amerikan. Takimet në Poloni dhe në samitin e G20-ës në Gjermani, u fokusuan në ndërtimin e koalicioneve, për të marrë rezultatet më të mira të mundshme për Amerikën dhe aleatët tanë.
Shtetet e Bashkuara, nuk mund të jenë nje anëtare pasive e organizatave ndërkombëtare. Ne jemi duke punuar me miqtë tanë për t’u përballur me kërcënimet e përbashkëta, shfrytëzuar mundësitë reciprokisht të dobishme, dhe nxitur zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.

Në Varshavë, presidenti Trump iu drejtua me një fjalim popullit polak, dhe përsëriti angazhimin tonë për mbështetjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të Polonisë dhe aleatëve tanë të NATO-s kundër kërcënimeve të përbashkëta.
Ai pohoi se një “Poloni e fortë, është një bekim për Evropën”, dhe se “Evropë e fortë është një bekim për Perëndimin dhe botën”. Ai u takua gjithashtu me 12 udhëheqësit e kombeve me dalje në det, dhe u premtoi angazhimin e Amerikës për të zgjeruar qasjen tek energjia financiarisht e përballueshme për shtetet baltike, Evropën Qendrore dhe Ballkanin.

Ndihma ndaj këtyre vendeve për të diversifikuar burimet e tyre të energjisë, forcon ekonomitë e tyre, krijon vende pune dhe i pengon kundërshtarët ta përdorin energjisë si një mekanizëm frikësimi apo shantazhi.
Gjatë një darke në Hamburg, President Trump u takua me presidentin koreanojugor Moon Jae dhe kryeministrin japonez Shinzo Abe. Udhëheqësit ranë dakord mbi një strategji të përbashkët, për t’u përballur me kërcënimin e Koresë së Veriut, dhe për të garantuar sigurinë e Azisë Verilindore dhe Shteteve të Bashkuara.

Në samitin e G-20-ës, Shtetet e Bashkuara e mbështetën tregtinë e lirë, por këmbëngulën që ajo të jetë e ndershme. Deklarata e G-20-ës në fund të takimit, njohu “rëndësinë e tregtisë reciproke dhe reciprokisht të dobishme”, dhe të gjithë udhëheqësit ranë dakord për të bërë më shumë në eliminimin e kapacitetit të tepërt, në sektorë të tillë industrialë si çeliku.

Udhëheqësit e G-20-ës, u pajtuan se një ekonomi e fortë dhe një planet i shëndetshëm janë reciprokisht përforcues të njëri-tjetrit. Amerika do të vazhdojë të udhëheqë me shembuj, duke dëshmuar se forcat e tregut dhe zgjidhjet e diktuara nga teknologjia, janë mjetet më efektive të mbrojtjes së mjedisit dhe që nxisin rritjen ekonomike.
Në lidhje me emigracionin, udhëheqësit riafirmuan “të drejtën sovrane të shteteve, për të menaxhuar dhe kontrolluar kufijtë e tyre”.

Ata diskutuan nevojën për të “trajtuar shkaqet rrënjësore të zhvendosjes”, si dhe për të krijuar mundësi më të mira për njerëzit, që ata të qëndrojnë në vendet e tyre dhe rindërtojnë komunitetet e tyre.

Ndoshta më e rëndësishme, Presidenti Trump pohoi gjatë këtij turi se slogani “Amerika e Para”, është i bazuar tek vlerat amerikane – vlera që jo vetëm forcojnë Amerikën, por diktojnë progresin në të gjithë botën. Amerika mbron dinjitetin e çdo personi, afirmon barazinë e grave, kremton risitë teknologjitë, mbron lirinë e shprehjes dhe të fesë, dhe mbështet tregjet e lira dhe të ndershme.

Për shembull, për të ndihmuar në fuqizimin e grave në të gjithë globin, Shtetet e Bashkuara iu bashkuan nismës së Bankës Botërore, për të siguruar një fond prej mbi 1 miliardë dollarësh për të çuar përpara sipërmarrjen. Kjo përpjekje, do të ndihmojë gratë në vendet në zhvillim të kenë një qasje më të madhe ndaj kapitalit, tregjeve dhe rrjeteve të nevojshme për të hapur dhe zgjeruar bizneset e tyre në ekonominë moderne.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara mbeten burimi i vetëm më i madh në botë i ndihmës humanitare. Tek G-20, ne u angazhuam për një fond shtesë prej 639 milionë dollarësh, për të ndihmuar në shpëtimin e jetës së miliona njerëzve të kërcënuar nga uria – ndërsa u bëmë thirrje vendeve të tjera të na bashkohen, në bërjen e sa më shumë përpjekjeve për të adresuar këtë katastrofë humanitare.

Sigurisht, SHBA-të – së bashku me kombet anembanë globit- vazhdojnë të përballen me sfida serioze, duke përfshirë edhe kërcënimin e terrorizmit dhe atë të regjimeve të papërgjegjshme. Bashkëpunimi me kombet e tjera, na krijon mundësinë tonë më të mirë për t’i adresuar këto sfida.  Për shembull, gjatë një takimi me presidentin indonezuan Joko Vidodo, kombi më i madh në botë me shumicë myslimane, të dy udhëheqësit afirmuan angazhimin e marrë në Riad për të bllokuar fondet e terroristëve, dhe atyre që zhvillojnë ideologjitë e tyre të urrejtjes.

Në komunikatën zyrtare mbi luftën kundër terrorizmit, të gjitha kombet e G-20-ës, pohuan se “dënojnë me forcë të gjitha sulmet terroriste në mbarë botën, dhe qëndrojmë të bashkuar dhe të fortë në luftën kundër terrorizmit dhe financimit të tij”. Në shumë diskutime me aleatët dhe partnerët e G-20-ës, udhëheqësit ranë dakord se Koreja e Veriut përbën një kërcënim global, dhe se kjo kërkon një veprim kolektiv.

“Amerika e Para” i ka rrënjët tek besimi se vlerat tona ia vlejnë të mbrohen dhe promovohen. Kjo është koha e një sfide të madhe, për miqtë dhe aleatët rreth e rrotull globit tonë – por është gjithashtu edhe një moment i mundësive të jashtëzakonshme. Delegacioni amerikan u rrikthye nga turi i dytë ndërkombëtar me një optimizëm të jashtëzakonshëm për të ardhmen, dhe atë që Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë mund të arrijmë së bashku.

Shënim: Gary D. Cohn është drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar të SHBA-së. Gjeneral-lejtnant H.R. McMaster është këshilltar i Sigurisë Kombëtare.

Tags: Donald TrumproliSHBAVizioni

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Celuliti, çfarë e shkakton dhe si mund të zhduket

Celuliti, çfarë e shkakton dhe si mund të zhduket

Brukseli kërcënon Turqinë: Nëse riktheni dënimin me vdekje, s’ka BE

Brukseli kërcënon Turqinë: Nëse riktheni dënimin me vdekje, s’ka BE

KE: Shqipëria nuk mori asnjë projekt në Samitin e Triestes

KE: Shqipëria nuk mori asnjë projekt në Samitin e Triestes

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

by mirseda
23:00 | 04/06/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një...

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

22:34 | 04/06/2025
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

22:32 | 04/06/2025
Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com