Toka në Kroaci nuk po gjen qetësi. Viti i Ri 2021 ka nisur sërish me lëkundje sizimke.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euromesdhetare, që në orët e para të këtij viti janë regjistruar disa lëkundje të tokës
Tërmetet u regjistruan në rajonin përreth qytezës Petrinja, e cila ishte epiqendër edhe e tërmeteve të fuqishme të kësaj jave.
Gjatë orëve të para të 1 janarit u regjistruan 10 tërmete, ku më të fortët ishin 3.3 dhe 3.2 sipas shkallës Rihter.
Më 29 dhjetor, Kroacia u godit nga nje tërmet i fuqishëm 6.3 ballë nga i cili humbën jetën 7 persona dhe mbetën dhjetëra të plagosur.
Tërmeti me epiqendër në qytetin e Petrinjës, në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagrebi, ka pasur thellësinë 10 kilometra dhe ka zgjatur rreth 20 sekonda.