7 herë kampion bote në Formula 1, nga sot Hamilton zyrtarisht i papunë

Për herë të parë që nga viti 2013, Lewis Hamilton nuk është më një punonjës i Mercedes. Kontrata e pilotit britanik, 7 herë kampion bote në Formula 1 ka skaduar më 31 dhjetor.

Ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen edhe pse disa herë është përfolur se palët do ta rinovojnë atë.

Mediat konfirmojnë se palët nuk po gjejnë e nde një të përbashkët, pasi piloti britanik kërkon një kontratë 4-vjeçare, ku të paguhet 50 milionë dollarë në vit.

Por, Mercedes i ofron një kontratë 1+1, pra për vitin 2021 me të drejtë rinovimi për vitin 2022, kur dhe hyjnë në fuqi rregullat e reja.