Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Viti i ri arsimor, rikonstruksionet e shkollave drejt fundit

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Viti i ri arsimor, rikonstruksionet e shkollave drejt fundit

Viti i ri shkollor po afron dhe rikonstruksioni i shkollës “Siri Kodra” po vijon me ritme të shpejta. Punimet që po kryhen janë inspektuar edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Ervin Bushati ku u sigurua se gjithçka do të jetë gati në shtator, për të mirëpritur 600 nxënësit që mësojnë këtu.

“Jam shumë i kënaqur që të paktën në një njësi të Tiranës po mbyllim rikonstruksionin e të gjitha institucioneve arsimore. Kemi qenë në çdo çerdhe, në çdo kopsht, në çdo shkollë, po mbarojmë punë te “Siri Kodra”, që viti shkollor të na gjejë gati. Gjithashtu, edhe Shkolla e Kuqe është në përfundim e sipër, ndaj mund të themi me gojën plot se ka filluar kompletimi, një nga një, i njësive të Tiranës me të gjitha institucionet arsimore. Do të punojmë gjatë gjithë muajit gusht, pa ndërprerje, edhe ditët e para të shtatorit, për t’u siguruar që të mbyllim të gjitha kantieret e hapura në Tiranë”, tha Veliaj.

 Mungesa e investimeve për një kohë të gjatë ka bërë që shkolla “Siri Kodra” të jetë amortizuar ndër vite, por tani ajo do të ketë ambiente krejtësisht të reja dhe të pajisura me të gjithë bazën e nevojshme, duke krijuar kushte komode për zhvillimin e mësimit. Projekti siguron ngrohje në gjithë ambientet e shkollës përmes instalimit të kaldajës.

“Po punojmë tani për kaldajat, që kur të vijnë ngricat, si ato që patëm dimrin e kaluar, më pak shkolla të ndjejnë problematikën e të ftohtit. Pothuajse në të gjitha shkollat e Tiranës investimi kryesor ka qenë kaldaja, e cila të na funksionojë në dimër dhe të mos kemi problematika. Jetojmë në një kohë jashtëzakonisht të vështirë. Do të thotë që më shumë investime do të shkojnë si për ngrohje, si për ftohje, gjithmonë e më shumë investime për mbrojtje nga përmbytjet, kur kemi dimër të vështirë dhe vjeshtë të vështirë. Këtu kemi ndërhyrë edhe me kanalizimet e lidhura me kolektorin kryesor dhe rruga “Siri Kodra”, nga një rrugë problematike, u bë viti i dytë që nuk kemi patur përmbytje si ato më parë. Kështu që besoj se me emrin e mirë të “Siri Kodrës” si për rrugën, si për shkollën, të kemi një cilësi që i përgjigjet po këtij emri dhe po këtij reputacioni”, theksoi Veliaj.

 Deputeti i PS, Ervin Bushati falenderoi Bashkinë e Tiranës për gatishmërinë e treguar për përmirësimin e infrastrukturës në Njësinë 8.

“Me shkollën “Siri Kodra”, Njësia 8 kompletohet me rikonstruksionin për çerdhe, kopshte dhe më në fund shkolla. Të gjithë qytetarët dhe familjarët janë të qetë sot se fëmijët do t’i dërgojnë në ambiente më moderne, të ngrohta dhe shumë më praktike, që zgjidh çdo nevojë të komunitetit, për të qenë të qetë dhe për t’i pasur fëmijët në duar të sigurta, në shkolla, në çerdhe dhe në kopshte që mirëmbahen”, tha Bushati.

 Rikonstruksioni total i shkollës 9-vjeçare “Siri Kodra”, parashikon sistemimin e të gjitha linjave elektrike, hidraulike, nyjeve higjieno-sanitare, si dhe rehabilitimin e palestrës. Gjithashtu, do të bëhet rilyerja e fasadës dhe sistemimi i ambienteve të jashtme.

Tags: arsimorfundi ririkonstruksioneshkollaviti

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha: Pjesëmarrja masive në zgjedhje do çlironte vendin! Rama i kërcënon qytetarët me policë

20:47 | 17/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Qytetarët me pankarta në protestë, mesazhet pikante: Karteli narko-elektoral
Aktualitet

Qytetarët me pankarta në protestë, mesazhet pikante: Karteli narko-elektoral

20:38 | 17/04/2026
Next Post
Mediat sociale tani mund të diagnostikojnë depresionin te përdoruesit

Mediat sociale tani mund të diagnostikojnë depresionin te përdoruesit

Valët terahertz, interneti do të jetë 100 herë më i shpejtë se sot

Valët terahertz, interneti do të jetë 100 herë më i shpejtë se sot

Londër, përplasen dy trena, plagosen tre persona

Londër, përplasen dy trena, plagosen tre persona







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha: Pjesëmarrja masive në zgjedhje do çlironte vendin! Rama i kërcënon qytetarët me policë

by mirseda
20:47 | 17/04/2026
0

Kreu i PD Sali Berisha, ka bërë një thirrje në fjalën e tij në protestën e sotme...

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Qytetarët me pankarta në protestë, mesazhet pikante: Karteli narko-elektoral

Qytetarët me pankarta në protestë, mesazhet pikante: Karteli narko-elektoral

20:38 | 17/04/2026
“Rrogat dhe pensionet më të ulëtat janë në vendin tonë”, Berisha gjatë protestës

“Rrogat dhe pensionet më të ulëtat janë në vendin tonë”, Berisha gjatë protestës

20:36 | 17/04/2026
“Jemi shpresa e vetme”/ Sali Berisha paralajmëron valën më të madhe të protestave në Shqipëri

“Jemi shpresa e vetme”/ Sali Berisha paralajmëron valën më të madhe të protestave në Shqipëri

20:23 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com