Komisioni Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar ditën e sotme kreun e Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu.
Arsyeja e shkarkimit të tij, sipas KPK-së ka qenë kriteri i pasurisë. Në hetimin e KPK-së ka rezultuar se gjyqtari ka fshehur nga deklarimi një banesë tri katëshe në Kukësh.
KPK-ja ka argumentuar se Shehu nuk ka pasur mundësi financiare për ndërtimin e banesës dhe kishte një diferencë ekonomike prej 5.2 mil lekësh