Dy socialistët, Ulsi Manja dhe Bashkim Fino janë përplasur sërish në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
Ka qenë deputeti i PS, Bashkim Fino ai i cili ka braktisur mbledhjen para përfundimit të saj, pasi kundërshtoi miratimin e nenit 41 i sjellë në rend dite. Menjëherë pas miratimit të këtij neni, Fino ka dalë jashtë.
Kujtojmë se pak ditë më parë, mbledhja e Komisionit u shoqërua me tensione dhe përplasje mes socialistëve, ku në një moment, Manja iu drejtua Finos: “Kujdes mos më drejto gishtin, nuk jam shoku yt!”