Bota

Njihuni me 19-vjeçaren që ka gjetur mënyrën gjeniale për të bërë para


               Publikuar në : 13:47 - 16/07/19 S.N

Ellen Bundey është 19 vjeçe dhe vazhdon studimet për gjeografi. Por, prej dy vitesh jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht. E gjitha falë një shpikje të bërë në dhomën e saj të gjumit. Britanikja vuri re që në treg kishte një hendek të madh për bizhuteritë e përballueshme, si edhe xixat.

Ndaj në vitin 2017-të ajo themeloi “Rose and Sparkle” dhe gjithçka e filloi me 15 përzierje xixash për dekore. Por, me rritjen e kërkesave nga blogeret e modës, ajo nisi të prodhojë edhe xixa për make-up.

Dhe sot, dy vite më pas ajo është shpallur shitësja e pestë më me influencë në Depop. Një faqe e cila bën shitjen online të qindra produkteve nga prodhues kreativ. Kështu Bundey tashmë dërgon 75 porosi në ditë në 38 shtete.

Edhe pse një paketim me xixa kushton vetëm 1.99 paund, përsëri Ellen shprehet se i mjaftojnë për të përballuar jetën studentore.

“Të arrija e pesta në Depop nga një renditje globale, është një arritje shumë e madhe për mua. Asnjëherë nuk e ëndërroja që dyqani im i vogël online do të rritej kaq shumë. Fakti që kam përdorur rrjetet sociale si një formë marketingu, më ka ndihmuar shumë. Sepse audienca e targetuar nga unë, por edhe më të vegjlit shpesh shkojnë në aplikacione si Instagram dhe Depop për t’u inspiruar.

Me bindje them që ti mund të nisësh një biznes nga dhoma jote e gjumit. Pasi në vetëm dy vite unë kam shitur më shumë se 4,764 pako me xixa. Fitimi im është i mjaftueshëm ndërkohë që unë jam në universitet. Është afërisht sa unë do të fitoja nga një punë part-time, ndoshta edhe më tepër.”

18-vjeçarja i fotografon, i paketon dhe i reklamon vetë produktet. Po ashtu krijon edhe bizhuteri akrilik, të cilat i shet në Depop. Por, ajo shprehet se është duke menduar të investojë më tepër në marketing dhe në pajisje më të mira fotografike./ Burimi: Daily Mail Përshtati: TIRANA TODAY

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT