Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Vij nga Amerika në Shqipëri për pushime, e lahem me orar

7 vjet ago
in Të Gjitha
Vij nga Amerika në Shqipëri për pushime, e lahem me orar

Nga Agim Xhafka/ Çdo vit unë vij në Shqipëri. E marr parasysh udhëtimin e gjatë nga Amerika, lodhjen, shpenzimet, se dua të gjendem mes njerëzve të mi, të gjakut a shokëve dhe miqve.
Shkoj te varrezat, te prindërit, bisedoj gjatë me ta, besoj që më dëgjojnë, rri me gocën, nipin, mbesën, të afërm e plot të njohur e ia mbath ca ditë nga Vlora deri në Sarandë. Ca ditë se më tepër nuk ia vlen. Stresohesh, acarohesh, grindesh, sëmuresh, tërbohesh e mund të shkosh në djall.

Unë nuk jam si ca të fandaksur që duan partinë mbi Shqipërinë. Këtë as e them, as e mendoj. Por, veten e dua, e dua shumë, edhe më tepër se Shqipërinë. Se një jetë kam që do e falja për njerëzit e mi, por për atdheun e sotëm kurrë.

Kjo Shqipëri nuk është e imja, ma kanë vjedhur e më kërkojnë haraç ata që pandehin se janë pronarë të saj. As 800 mijë banorë nuk ka Tirana e unë lahem me orar, se për të pirë ka vite e vite që ujin e blej. Krahasoj ajrin me të vendeve pranë, jo atyre të zhvilluara, e del që është 4 herë mbi normat e lejuara. Shoh grafikët e zhurmave dhe shigjeta në Shqipëri po i drejtohet hënës. Kryeqyteti ynë si një kapanon i madh, ku prodhon sëmundje e tret njerëz.

Plazhet pa drita, ose me voltazh që frigoriferi nuk ngrin gjë e kondicioneri vërtit ajrin e nxehtë. Derdhen në bregdet mutrat e gjysmës së kombit. Ia kanë mbathur edhe peshqit, e shumta gjen në breg ndonjë breshkë të ngordhur. Rrugët copë e gropë, bajpaset u transformuan në qendra fshatrash e qytetesh, ku ka veç qenë se njerëzit kanë marrë arratinë. Shyqyr diellit nuk i kanë menduar ndonjë rreng hë për hë.

Në këto kushte unë, i përmalluar për vendin,por i gjendur në grackën e tij, i thërras mendjes e iki me vrap kudo, veç Shqipëri mos quhet. Shkoj në Itali e pushoj si njeri, vete në Greqi e ndjej që zemra më zbutet, shpirti më qetohet. Shkoj në Mal te Zi e gjej rehati, arrij në Maqedoni e nxehem që as si ky vend nuk u bë Shqipëria ime.

Unë e dua veten, e dua shumë. Nuk më shkon ta them që e dua më shumë se vendin tim. Por kështu më del, se Shqipëria e ca njerëzve nuk i do shqiptarët. Na përbuz e na largon, nuk na ofron gjë. Ndaj unë iki e si Bajroni i këndoj këtij largimi, nxjerr dufin, trishtimin, inatin, por nuk qëndroj. Iki /27.al/

Tags: Amerikae lahemorarpushimeshqiperivij

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Maqedonia anëtarësohet në NATO vetëm pasi të ndryshojë emrin

Maqedonia anëtarësohet në NATO vetëm pasi të ndryshojë emrin

Ramos paralajmëron tifozët: Jo vetëm Ronaldo, po largohet edhe…

Ramos paralajmëron tifozët: Jo vetëm Ronaldo, po largohet edhe...

Supergol, vetëm 5’ minuta dhe Anglia në avantazh (Video)

Supergol, vetëm 5’ minuta dhe Anglia në avantazh (Video)







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve
Politikë

Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

by mirseda
18:52 | 10/10/2025
0

Komisioni i Ligjeve dëgjoi të premten argumentet e shoqatave që përfaqësojnë interesat e pushtetit vendor dhe vetë...

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025
Gjest i shëmtuar nga serbët! Flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

Gjest i shëmtuar nga serbët! Flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

18:13 | 10/10/2025
Siguri e lartë në Leskovc, stadiumi i Kombëtares rrethohet nga policia

Siguri e lartë në Leskovc, stadiumi i Kombëtares rrethohet nga policia

18:11 | 10/10/2025
NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

17:43 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com