Arbër Zeneli ka shpalosur të gjithë talentin e “çmendur” që zotëron, pasi ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga goditje dënimi në Holandë. Në takimin mes Herenven dhe Emenit, futbollisti shqiptar e ka shfrenuar fantazinë dhe i ka dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Por për fatin e keqe të sulmuesit të Kosovës ky gol nuk vlejti tre pikë, pasi miqtë barazuan në dy minutat e fundit për ta mbyllur ndeshjen 1-1. Ky ishte goli i dytë i Zenelit me skuadrën holandeze në Erediviza.
Kur të gjithë prisnin një krosim në zonë, pasi pozicioni i goditjes së dënimit ishte i pamundur për të goditur portën, Zeneli kopjon Ronaldinhon dhe e dërgon në rrjetë. Ylli brazilian ka shënuar një gol të tillë në Botërorin 2002 ndaj Anglisë.
https://twitter.com/TEredivisie/status/1059050508151853062