Godina e qendrës shëndetësore në Laprakë është përshirë nga flakët. Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, ndërsa mësohet se inaugurimi i kësaj qendre ishte bërë vetëm pak ditë më parë.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga zjarri. Sipas shërbimit të Zjarrfikëses nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje për shuarjen e flakëve.
Më poshtë foto nga inurugurimi, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama.