Vijon mes tensioneve seanca e Kuvendit. Në kushtet kur opozita vazhdon të mbajë të bllokuar foltoren, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kërkuar vijimin e rendit të ditës, duke i dhënë fjalën socialistit Fadil Nasufi, të fliste nga vendi.
Ai ka nisur të flasë, por fill pas kësaj, deputetja e PD, Dhurata Çupi i ka shkuar afër vendit, duke i thënë: Shko në foltore, atje ik fol, atje është vendi
Nasufi: Ik moj ti, do të pyes ty unë (dhe e ka shtyrë me dorë)
Kaq ka mjaftuar që situata të ndiqet edhe njeherë. Deputetët e PD-së, i janë afruar Nausfit duke mos e lënë të flasë, kurse ky ka vijuar.
Deputeti i PS-së, Beqja i ka shkuar pas demokrates Çupi, duke i kërkuar ta lërë të qetë socialistin të vazhdojë fjalën.
Ruçi: deputetet e maxhorancës të ulen nëpër vende, zoti Beqja, ulu në vend. Garda të ndërhyjë të vendoset midis.