Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një mesazh të shoqëruar me një video, që tregon Kryetarin e FRESSH-it të Kolonjës duke kërcënuar një nënpunës të bashkisë për mospjesmarrje në fushatë. Video vjen edhe e zbardhur për tu kuptuar më mirë kërcënimi që i bëhet atij me vendin e punës.
“Pershendetje Doktor, po te dergoj nje video e cila tregon me ze dhe figure se si kercenon Pandi Cunge Kryetare e FRESH Kolonje nje punonjes te bashkise me vendin e punes, nese nuk merr pjese ne fushate. Me poshte keni videon dhe tekstin e bisede.I bej thirrje prokurorise se shtetit te vendos menjeher para ligjit kete bandite te pushtetit qe nuk njeh ligje dhe norma ligjore!S.B. -Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje : Po me ke ishe atje?
Punonjesi i Bashkise: Po me ata mo
Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje : E mo, mos me mashtro mua tani. Me vjen gjynah qe do te marresh veten me qafe.
Punonjesi i Bashkise: Po erdha mo, per Zotin
Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje : Ti bej si te duash.
Punonjesi i Bashkise: Po s’me ke pare
Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje : (flet dicka, por s’e kuptoj)
Punonjesi i Bashkise: Po jam ne pune.
Pandi Cunge, Kryetar i FRESSH Kolonje : Jo, jo. Pasdite nuk je ne pune. 3,4 e lart nuk je ne pune. Do te djegesh veten, gjynah me vjen. Je djale i mire te djegesh veten me date 26. Ti si te duash, e ke vete ne dore. Po s’te dhimbset vendi i punes…”, thuhet në mesazhin e qytetarit digjital.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/809468889214020/