Pas një mungese të gjatë , politikani i njohur italian, Silvio Berlusconi është rikthyer përsëri në vëmendje të mediave. Por në daljen e tij më të fundit, ai ka treguar se nuk ka ndryshuar dhe vazhdon të jetë po i njëjti dhe vijon ende të bëjë ngacmime.
Berlusconi dje ka qenë i pranishëm në Valle d’Aosta, ku është bërë votimi për administratën dhe në fund të takimit një nga bashkëpunëtorët e tij në ‘Forza Italia’ i ka dhënë disa dhurata simbolike që po i mbante një femër. Mirëpo vëmendja e tij nuk ishin aspak tek dhuratat, por tek vajza që po i mbante.
“Mund të zgjedh? Sepse unë preferoj atë” , ka thënë Berlusconi duke iu referuar vajzës.
Vajza është ndjerë në siklet dhe ka bërë një buzëqeshje të sforcuar dhe më pas është larguar prej tij. Mirëpo ajo ishte vajza e koordinatorit të ‘Forza Italia’, i cili i ka thënë: “Ajo është vajza ime”, dhe më pas këtë situate të sikletshme e ka kaluar me humor duke ju drejtuar Berlusconit.
“Keni gusto të mirë”, ka përfunduar ai.
Mirëpo edhe pse të gjithë prisnin që Silvio të kërkonte falje apo të ndërronte temë, ai ka vijuar dhe ka thënë: “Çfarë duhet të shpikim që të jemi edhe një herë të rinj?”, duke i lënë të gjithë të çuditur.