Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureir, që përfaqësoi Qipron në Eurovizion ka shpërthyer në lot, teksa nuk ka mundur të sigurojë fitoren duke u renditur kështu e dyta. Në një dalje për media në Lisbonë ajo është shprehur: “Vetëm lot gëzimi kam”.
Edhe pse prej shume vitesh ka jetuar ne Greqi, këtë vit përfaqësoi Qipron dhe zuri vendin e dytë në Eurosong.
“Është një gjë e madhe kjo që ka ndodhur. Është e mrekullueshme. Ju faleminderit, por nuk e di nëse kjo është e mjaftueshme. Unë kam vetëm lot gëzimi”, u shpreh ajo teksa fansat që prisnin për ta përqafuar thërritën: Ne jemi fituesit! Në kohën e votimit isha aq e lumtur dhe thashë me vete: “O Zot, nuk e besoj, ose e dyta ose e para dhe nuk munda ta besoja atë që po ndodhte”, tha ndër të tjera Eleni.