Pas ndërprerjes së seancës plenare me kërkesë së deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, deputeti Balla ka zgjedhur që të tallet.
Me anë të një videoje të cilën e ka shpërndarë në Facebook, Taulant Balla shfaq sallën e Kuvendit thuajse bosh.
Bashkëngjitur videos ai ka shkruar:
“Partia Demokratike kërkoi pushim për një mbledhje Grupi. Ja dhe disa pamje nga kjo mbledhje shumë e rëndësishme. Të presim deri sa të zgjohet Luli nga gjumi”.