Update/ Në Elbasan protesta e opozitës së bashkuar po udhëhiqet nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Pas djegies së gomave në Bradashesh, deri më tani nuk është raportuar asnjë incident tjetër. Por, madje protestuesit kanë treguar qytetari në Elbasan, duke i liruar rrugën një ambulance. Për më shumë shikoni videon.
Incidente në Elbasan, protestuesit djegin gomat
Ashtu siç ishte paralajmëruar një pjesë e protestuesve të thirrur nga opozita kanë bllokuar aksin që lidh Shqipërinë e Mesme me juglindjen.
Dhjetëra qytetare kanë bllokuar rrugën në Bradashesh ku kanë djegur edhe disa goma. I pranishëm në këtë proteste, Ervin Salianji deklaroi se djegia e gomave bëhet në shenje proteste ndaj kësaj qeverie për shkak të taksave të larta që ka vendosur.Një ditë më parë u paralajmërua se 4 akset kryesore që lidhin vendin me kryeqytetin do të të bllokohen nga protestuesit e thirrur nga opozita deri në orën 13:00.
Ndonëse ishte paralajmëruar si një protestë paqësore, situata duket se është tensionuar.
Policia e quajti këtë gjë të paligjshme duke paralajmëruar edhe arrestime.