Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video/“Met Kanani mik i Gramozit”, Berisha u rrëfehet ‘karrigeve’ të Kuvendit

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Video/“Met Kanani mik i Gramozit”, Berisha u rrëfehet ‘karrigeve’ të Kuvendit

Update/Teksa deputetët e opozitës ishin në foltoren e Kuvendit kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla kërkoi që të hiqej dorë nga diskutimet dhe të kalohej me një herë në votim.

“Shqiptarët nuk duan fjalë po vepra, votoni sepse në secilën për zonat nga keni ardhur mezi presin investime nga rrjeti vaditës. Zoti kryetar i Kuvendit dua t’u kërkoja të hiqnim dorë nga diskutimet dhe të kalojmë menjëherë në votim”, tha Balla.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi pranoi propozimin e Ballës duke kaluar menjëherë në votim, teksa opozita vijonte të fliste në foltore. Pas votimit maxhoranca largohet nga salla.

Ndërsa pas largimit të PS-së, dhe pas fjalës së Petrit Vasilit dhe Flamur Nokës, është ish-kryeministri Sali Berisha ai i cili po flet nga foltorja e Kuvendit.

Berisha ka lëshuar akuza në adresë të kryeministrit Rama.

“Ai dhe klika e tij ka bërë zgjedhjen mes Evropës që është jetike për të gjithë ne dhe drogës që mbush kontot bankare me qindra milionë euro, ata kanë zgjedhur drogën. Sepse janë ata që në 2016 e universalizuan, që ajo të mbillej në çdo skaj të vendit, se nga 24 kg kokainë të regjistruara në tetë vitet para tyre, vetëm një vit pasi erdhën në pushtet në fabrikën e Xibrakës ku i vëllai i Noriegës kishte rol kryesor erdhën 550 kg dhe u bë fabrika më e madhe e kokainë në Ballkan, për të mos folur për ngarkesë 1 mijë kilëshe që shpërndahen dhe kanë bërë që vendi të quhet qendër operacionale e krimit rajonal”– tha Berisha.

Berisha ka numëruar rastet sipas tij kur Rama ka faktuar lidhjet dhe mbrojtjen që i bën ai krimit.

“Se kur policët ndalën Bardhok Planën, ai urdhëronte lirimin e tij të menjëhershëm, kur u mor policia nga policia kolumbiane për 613 kg kokainën, bëri gjithçka, ndërroi edhe drejtorin, por kur dështoi deklaroi se e kapi pa asnjë ndihmë.  Rama është rilindasi për të cilën bëhet fjalë në telefonatat me të dashurën Met Kanani, “Eskobari “tjetër. Do fitojë rilindësi i thoshte e dashura Met Kanani, Kanani mik kishte Gramozin”– tha Berisha.

VIDEO/PLAS KAOSI NË KUVEND, RUÇI NDËRPRET SEANCËN PËR HERË TË TRETË

Ka rinisur pas 30 minutash mes tensionesh seanca në Kuvend. Pas ndërprerës për dy herë radhazi, kreu i Kuvendit, Ruçi ka folur për  rendin e ditës, por opozita ka bllokuar sërish foltoren, gjë që ka detyruar Rucin të ndërpresë sërish seancën.

FJALA E EDMOND SPAHOS

Video/Plas kaosi në Kuvend, ndërpritet sërish seanca

Opozita ka bllokuar sërish foltoren e Kuvendit, sapo seanca ka nisur. Dhe teksa kreu i Kuvendit, largoi mediat, kreu i opozitës Lulzim Basha ka vijuar me planin B, atë të transmetimit live në faqen e tij në Facebook.

Ndërprerja e seancës erdhi pasi deputetja Albana Vokshi po fliste jashtë rendit të ditës. Ajo kërkoi të thirret me urgjencë në seancë dëgjimore kryerdaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Blendi Kasmi më 4 qershor. “Zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe sigurimin e jetës së gazetarëve”, tha Vokshi.

Por pas rifillimit të seancës fjalën e ka marrë deputeti i PD-së Edi Paloka, i cili ka folur me një sërë akuzash për kryeministrin Rama. Edhe këtë herë kryeparlamentari Ruçi është detyruar të ndërpresë seancën, jo për 10 minuta por për 30 minuta. 

“Është Edvin Rama kapoja i mafies dhe krimit në Shqipëri, për këtë arsye janë këta ministra që janë që do të dalin të gjithë, kanë babalet e tyre këta të tjerët, me radhë do dalin e le të thotë pastaj që opozita po pengon integrimin. I kërkojmë shkarko Fatmir Xhafajn e ky ça bën, liron Saimir Tahirin.

Ai tha se i vetmi hall i Ramës është të mbrojë të vetët. “Ka filluar duke mbrojtur kryetarët e bashkisë që vuri vetë të inkriminuar, vazhdoi me deputetët që vuri vetë, të inkriminuar, sot laku i ka ardhur tek ministrat, të parët janë ministrat e Brendshëm, të tjerët do vazhdojnë më pas, nga Tahiri te Xhafaj. Kjo është e vetmja punë dhe i vetmi hall që ka kryeministri”, tha Paloka më tej.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu sërish seancën për gjysmë ore.

Tags: BerishafletikenKuvenditmaxhorancasalla

TË LIDHURA

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

11:16 | 06/12/2025
Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho
Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

10:08 | 06/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Next Post
Me qëllim apo jo, Panucci po spastron një nga një heronjtë e De Biasit

Ish-lojtari i kombëtares tall keq Panuçin: Futi ndonjë picë

Deklarata e pazakontë: Vrasësit e Gjinçiçit do çlirojnë Kosovën

Deklarata e pazakontë: Vrasësit e Gjinçiçit do çlirojnë Kosovën

Njihuni me manovrat e Adriatik Llallës/Kërkoi shpëtim tek Meta, Vettingu e këput në mes!

Njihuni me manovrat e Adriatik Llallës/Kërkoi shpëtim tek Meta, Vettingu e këput në mes!







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

by mirseda
11:16 | 06/12/2025
0

Shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë...

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

10:26 | 06/12/2025
Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

10:08 | 06/12/2025
Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

Dëmtohet mburoja mbrojtëse e centralit bërthamor të Çernobil

09:21 | 06/12/2025
Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

08:31 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com