Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Video/Me helikopter dhe fanelina, si u shkatërruan banda italo-shqiptare

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Video/Me helikopter dhe fanelina, si u shkatërruan banda italo-shqiptare

Policia Shqiptare ka dhënë informacion për operacionin e përbashkët mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare, ku u godit një grup me veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve në vendet e BE dhe pastrimit të parave

Kështu, në një njoftim për mediat thuhet se “operacioni i koduar “Affari di Famiglia”, u organizua dhe finalizua falë bashkëpunimit mes strukturave të hetimit të narkotikëve të dy policive, italiane dhe shqiptare, në veçanti me grupin operativ të Guardia di Finanza të Romës”.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me forcat policore italiane të shërbimit Antidrogë kanë ekzekutuar njëkohësisht në Itali dhe Shqipëri urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroria e Romës në kuadër të operacionit “Affari di famiglia”, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Pastrimit të parave”.

Në vendin tonë u arrestuan Edmir Hatija, 41 vjeç dhe Elidon Shpërdheja, 38 vjeç, të dy banues në Fier. Ndërkohë në Itali janë u arrestuan 5 anëtarë të tjerë të bandës, 3 italianë dhe 2 shqiptarë.

“Grupi kriminal ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Romës. Droga e llojit kokainë vinte nga Holanda dhe Belgjika. Po vijon puna në bashkëpunim me shërbimin ndërkombëtar të dy organizatave policore dhe policive kriminale për shkatërrimin e grupit kriminal dhe sekuestrimin e aseteve”, sqaron më tej policia.

Ora 10 : 37/Video/Goditet banda italo-shqiptare e kokainës, në pranga 4 shqiptarë

Policia italiane ka goditur një organizatë kriminale shqiptaro-italiane që trafikonte mes Shqipërisë-Italisë dhe Belgjikës. Në këtë operacion u arrestuan shtatë persona, prej të cilëve  katër persona shqiptare .

Në pranga ranë shqiptarët Aleks Boci 38-vjeç, Florian Prendi 31-vjeç, Edmir Hatijia 41-vjeç, Elidon Shpërdhjea 38-vjeç si dhe 3 shtetas italianë. Operacioni i sotëm është kryer në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe mediat italiane thonë se dy shqiptare janë arrestuar ne Shqipëri.

Bosi i bandës ishte shqiptari Aleks Boci i cili me ndihmën e disa shqiptarëve rezidentë në Belgjikë organizonte trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në veri të Europës e më pas në Romë.

Lënda narkotike trafikohej përmes portit të Anversës ku kjo organizatë kriminale kishte mundur të krijonte një “dalje të sigurt” doganore përmes bashkëpunëtorëve të tyre.

Pasi mbërrinte në Romë lënda narkotike administrohej nga dy trafikantët italianë Claudio Cesarini e Daniele Ferri të njohur nga policia italiane e që merreshin me shitjen me shumicë të saj.

Hetimet e operacionit kanë dokumentuar rreth 160 kg kokainë të trafikuar në 8 rrugë importimi të saj nga Amerika e Jugut e vetëm 9 kg prej tyre janë mundur të sekuestrohen.

Hetimet kanë dokumentuar gjithashtu një përfitimi prej 1 milionë e 600 mijë euro të kësaj organizate kriminale, prej të cilave janë vënë nën sekuestrim rreth 430 mijë euro.

Sipas hetimeve të investigatorëve italianë, një sasi e drogës ishte e destinuar për bosin mafioz të Ndraghetas Davide Perronace.

Hetimet e operacionit “Biznes familjar” kanë nisur pas operacionit “Romana” ekzekutuar nga policia italiane në 10 tetor të vitit 2017, e që çoi në arrestimin e 18 personave në rajonet e Calabria, Lazio, Piemonte, Lombardia, Veneto e Sardegna, të cilët bashkëpunonin me klanin Alvaro të mafias kalabreze Ndrangheta.

Tags: 4Bandagoditetitalo-shqiptarekokainësNeprangashqiptare

TË LIDHURA

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet
Aktualitet

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

21:02 | 14/04/2026
Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit
Aktualitet

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

20:59 | 14/04/2026
Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin
Aktualitet

Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

20:48 | 14/04/2026
Next Post
Sondazhi/62 % e shqiptarëve kërkojnë largimin e Edi Ramës

Sondazhi/62 % e shqiptarëve kërkojnë largimin e Edi Ramës

Pas dy gjyqtarëve ngec në rrjetën e KPK prokurorja: Nuk justifikon dot pasurinë

Pas dy gjyqtarëve ngec në rrjetën e KPK prokurorja: Nuk justifikon dot pasurinë

Agron Llakaj flet për gruan: Bërtasim, ulërasim, por ja ç’bëj pas sherrit

Agron Llakaj flet për gruan: Bërtasim, ulërasim, por ja ç'bëj pas sherrit







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet
Aktualitet

Zjarri në kompleksin në Tiranë, Sula: Ngrihet grup pune për shkaqet

by mirseda
21:02 | 14/04/2026
0

Në lidhje me ngjarjen e zjarrit të rënë në një kompleks banimi në kryeqytet, Inspektorati i Përgjithshëm...

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

Zjarri tek kompleksi pranë QSUT-së/ Lamallari viziton në spital të lënduarit

20:59 | 14/04/2026
Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

Flakët në Tiranë, drejtori i zjarrfikësve: Nisën në biznes, fasada përhapi zjarrin

20:48 | 14/04/2026
Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar

Zjarri në pallatin 12-katësh, inxhinieri: Ngjarje e paralajmëruar

20:44 | 14/04/2026
Më shumë se dy orë bisedime me Libanin/ Ambasadori izraelit: Jemi në të njëjtën anë

Më shumë se dy orë bisedime me Libanin/ Ambasadori izraelit: Jemi në të njëjtën anë

20:32 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com