Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 24- vjeçar. Alvin Musaj banues në Vlorë është arrestuar në vendin e quajtur “Rruga e pestë”, Sarandë, pasi u kap me një armë zjarri pistolet tip “Smith & Wesson”, me 6 fishekë.
Efektivët e policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit dhe fishekët e saj në cilësinë e provës materiale.
Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Njoftimi i plotë
Sarandë
Vijojnë kontrollet në qytet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Qarkullonte me armë zjarri pistoletë, arrestohet në flagrancë nga policia.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë tip “Smith&Wesson”.
Në zbatim të plan masava të marra me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë se jetës në qytet policia ka vijuar kontrollet e territorit si dhe ndaj shtetasve të ndryshëm për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti që përbën vepër penale.
Në këtë kuadër Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
A.M, 24 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas, më datë 17.06.2018, në vendin e quajtur “Rruga e pestë” , Sarandë, u kap me një armë zjarri pistolet tip “Smith & Wesson”, me 6 fishekë.
Arma e zjarrit dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.