Tirana është lëkundur nga një tërmet i shkallës 5.2 ballë, duke shkaktuar panik te qytetarët.
Por, moderatorja e emisionit “Vila 24” si edhe i ftuari i ditës përjetuan frikën, teksa ishin në transmetim të drejtpërdrejt.
Moderatorja Androniki Kolka po intervistonte Sokol Murataj, i cili mrekullisht ishte ngritur në këmbë pas disa vitesh në karrocë, kur u ndjen lëkundjet e para të tërmetit.
Emisioni po transmetohej live në televizionin News 24 dhe siç shihet në video, moderatorja është trembur duke mos ditur sesi të reagoj, teksa i ftuari përsërit vazhdimisht “tërmet, tërmet”.
Për më shumë, shikoni videon.