Nxënës dhe mësues të një shkolle të mesme në Francë vijojnë të protestojnë kundër dëbimit të një familje shqiptare. Më shumë se 500 persona u mblodhën të enjten në Saint-Brieuc (Cotes d’Armor). Të gjithë të pranishmit bënin thirrje për mos dëbimin e familjes shqiptare.
“Jo, jo, jo … jo dëbim!”, ky ishte slogani i nxënësve të shkollës së mesme në Rabelais ku për gati dy orë marshuan në rrugët e Saint-Brieuc, të enjten pasdite. Gati 500 studentë, të shoqëruar nga profesorë, por edhe përfaqësues të sindikatave dhe përfaqësues të zgjedhur të krahut të majtë, marshuan nga shkolla e mesme deri tek prefektura, në qendër të qytetit Saint-Brieuc.
Ata ishin mbledhur kundër dëbimit të nxënëses shqiptare Amina dhe vëllait të saj Emir. Prefekti i Cotes-d’Armor ka nënshkruar një urdhër që familja Suljmani duhet të lërë territorin francez (OQTF). Amina dhe vëllai i saj, Emir, që janë nxënës së Kolegjin Léonard de Vinci, janë dy nxënës shembullorë.
Urdhri për të lënë Francën i është paraqitur familjes së në tetor të vitin 2016. Këtë të enjte, shumë përfaqësues të sindikatave dhe përfaqësues të zgjedhur të së majtës ishin të pranishëm në këtë ngjarje së bashku me nxënësit e shkollave të mesme. “Ata po dëbohen në Shqipëri, një vend që mund të bashkohet me Bashkimin Evropian në vitet e ardhshme. Kjo nuk ka kuptim “, tha i irrituar Didier Le Buhan, i zgjedhur socialist në Saint-Brieuc.
Një delegacion prej 6 nxënësish dhe mësuese shkoi tek nën-prefekti, por asgjë e re. “Ne jemi të inkurajuar të dërgojmë dokumente për të demonstruar integrimin e familjes. Ne na thuhet se gjykatat duhet të vendosin”, thanë ata. Prefektura nuk ka dashur të flasë për gjendjen e familjes Sulejmani.
Burimi: Ouest-france.fr
Përshtati: TIRANA TODAY