Para pak ditësh, kryeministri Rama inauguroi Qendrën e re Shëndetësore në Laprakë, njësi administrative e Tiranës me 70 mijë banorë.
Por, sot kjo qendër u përfshi nga flakët. Duket se investimi prej 230 mijë eurosh ka shkuar kot, teksa ka mjaftuar një shkëndijë elektrike për të shkaktuar zjarrin, e për rrjedhojë për të shkaktuar panik te pacientët.
Burime për Tirana Today bëjnë me dije se shkaku i shkëndijës elektrike ka ardhur për shkak të mosfunksionimit të ngrohjes qendrore. Si rrjedhojë, ka pasur një mbingarkesë duke shkaktuar shkëndijën e më pas zjarrin.
Mbase ky incident do të jetë një mësim që në investimet e radhës të mos lihet hapësirë për raste të tilla, që mund të rezultojnë edhe fatale.