Në Milano shumë vetë shkojnë në restorantin e njohur “In Galera”, ku të burgosurit punojnë me kuzhinierët. Mes tyre është edhe Elsoni, një shqiptar i cili ka gjetur “lirinë” brena hekurave të burgut. Shumica e dyerve janë të hapura dhe prej 2 vitesh Elsoni po shijon hapësirën e tij të lirisë brenda burgut.

Gjithashtu menaxherja e këtij restoranti i cili pëlqehet shumë për nismën e tij tregon: Duam t’i themi shoqërisë atje jashtë se këtë herë do vini te ne, në burg. Rehatohuni dhe shikoni vetë sa njerëzisht veprohet këtu e çfarë jemi në gjendje të ofrojmë. (Këtu shikoni videon e plotë).