Dita e parë e grumbullimit të Kombëtares kaloi pa postime në rrjetet sociale. Ishte kërkesa e ashpër e trajnerit Panucci në konferencën për shtyp, ku u kërkoi të fokusoheshin vetëm në atë që do të jepnin në fushën e blertë.
Por, sot mesa duket lojtarët kanë filluar të postojnë në Instagram. Është Andi Lila, i cili në dhomë me Bekim Balajn, filmon shkodranin, duke dëgjuar një “bilbil” të këngës shkodrane, Bujar Qamilin, me këngën “Kaçurrelat e tu”.
Edhe Eros Grezda, bën shaka me Elseid Hysajn, i cili ka vendosur të qethet brenda ambienteve të hotelit, ndërsa në një ikonë shoqëruese të videos, lojtari i Rejnxhërs tallet duke vendosur shenjën si të ishte duke lyer gishtat me manikyr.