Në ndeshjen e Ligës së Kombeve ku përballet Shqipëria me Skocinë, duket se do të mungojë asi i Celtic, Kieran Tierney.
Vendimi është marrë pak orë para fluturimit të skuadrës skoceze, pasi mbrojtësi i Celtic është lënduar, duke u detyruar të kthehet në klubin e tij, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ai është lojtari i nëntë që tërhiqet nga ndeshja, ku mes tyre ka mungesa të lojtarëve të rëndësishëm skocezë, si John McGinn apo Charlie Mulgrew. Trajnerit Alex McLeish i duhet të marrë një rezultat pozitiv kundër shqiptarëve për të pakësuar presionin mbi supet e tij, përpara takimit vendimtar me Izraelin.
Kjo është mundësia e tij e artë për t’u kualifikuar në Euro 2020, me anë të kompeticionit National League./ TIRANA TODAY