Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video+Foto/ “Terror o burrë, terror”, lot e vaj në familjen e të plagosurit nga RENEA

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Video+Foto/ “Terror o burrë, terror”, lot e vaj në familjen e të plagosurit nga RENEA

Sekretari i Aksionit Qytetar, deputeti Ervin Salianji dhe Kryetari i PD se Lushnjës, deputeti Myslym Murrizi vizituan familjen e 77 vjeçarit Haxhi Lika, i plagosur në shtëpinë e tij nga policia në fshatin Rremas të Lushnjës. Familjarët e të moshuarit të pafajshëm, të goditur me plumb në kokë nga policia, treguan keqtrajtimin dhe ushtrimin e dhunës pa asnjë shkak.

Policia është sjellë si bandë me familjen e të plagosurit në Rremas të Lushnjës, e cila nuk ka asnjë lidhje me kriminelët e kërkuar.
Në vend që të luftojë bandat, policia godet qytetarët, duke u përdorur për show nga qeveria e lidhur me krimin.
Siguria në vend mund të kthehet vetëm me çlirimin e qeverisë nga krimi. Të bëhemi zotër të vetes. Kjo qeveri të vret natën dhe të qan ditën.
DEPUTETËT ERVIN SALINJI DHE MYSLYM MURRIZI NË FAMILJEN E TË PLAGOSURIT NË GJUMË NGA POLICIA

“Terror or burrë, terror. U thashë, aman ore çfarë ju kemi bërë, kush jeni? Çfarë doni nga ne u thashë”- u shpreh njëri prej familjarëve që tregonte dhunën e policisë, ndërsa e ema e moshuar qante.

Gjyshja e familjes, me bashkëshortin e plagosur dhe fëmijët e dhunuar ishte akoma e tronditur nga dhuna e ushtruar nga policia në këtë familje që thotë se nuk ka asnjë lidhje me të kërkuarit nga policia.

“Myslym Murrizi: Me këta dy persona që me demek janë në kërkim keni lidhje miqësore? I njihni? 

Nipi i të plagosurit: Jo, jo fare. Nuk e dimë fare. Nuk kemi lidhje farefisnore fare. As nuk i njoh, as nuk më njohin, çfarë të të them unë.” 

Dëshmitë e familjarëve nxorën në pah mashtrimin  e policisë se i plagosuri ka dalë në dritare i armatosur, një pretendim i pavërtetë përsa kohë ai e ka plumbin në kokë dhe jo në bark, siç duket nga lartësia e vrimave në mur.

Nipi i të plagosurit: Xhaxhai ka qenë shtrirë. Sa është ulur, e ka kapur në kokë. 

Myslym Murrizi: Në atë distancë që është, 1 metër, ka qenë në krevat, se po të ishte në këmbë, do ta kapte në bark plumbi jo në kokë.”

Deputeti Ervin Salianji kërkoi ndjekjen penale të kujtdo që ka shkrpeur armën ndaj një qytetari të pafajshëm dhe ka ushtruar ndaj një familjeje të zakonshme, pa lidhje me krimin.

“Kanë blinda ata në Vlorë. Përse nuk venë në Shkodër, përse nuik venë në Lushnje në qytet, me bandat e Aldo Bares. Përse nuk përballen këta në mënyrë të drejtpërdrejt me “Hakmarrjen për Drejtësi”, përse nuk përballen këta me vëllain e kryeministrit, po me bandat e vëllait të Ministrit të Brendshëm përse nuk përballen këta? Ata vijnë tek ju që jeni punëtorë, që punoni, që jeni të pamundur, sepse janë të pafuqishëm, janë të tredhur për t’u përballur me bandat ata.”-u shpreh Salianji.

Salianji tha se situata dramatike e sigurisë së qytetarëve sot mund dhe duhet të ndryshojë vetëm duke çliruar qeverinë nga krimi.

“Ne po themi dhe ju po thoni, kemi thënë që Zoti na ruaj. Tani duhet të bëhemi zotër të vetes sonë. Me këtë qeverisje nuk ecet më. Këta janë banditë. Këta janë fiks ajo shprehja, që vijnë të vrasin natën dhe të qajnë ditën.”- tha Ervin Salianji.

Tags: burrëfamiljenplagosuritRENEAterror

TË LIDHURA

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët
Aktualitet

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion
Aktualitet

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë
Aktualitet

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Next Post
Hysaj tregon defektet e Napolit, ja pse Sampdoria na “shkatërroi”

Ngec rinovimi, ja sa kërkon Hysaj nga Napoli

“Tre duart fshihen pas kompanive të basteve”, Kryeministria: Shpifje të PD-së

“Tre duart fshihen pas kompanive të basteve”, Kryeministria: Shpifje të PD-së

Ju anulohet ose vonohet fluturimi? Ja si të përfitoni dëmshpërblim

Ju anulohet ose vonohet fluturimi? Ja si të përfitoni dëmshpërblim







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!
Showbizz

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

by mirseda
22:36 | 10/11/2025
0

Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të...

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

20:58 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com