Kryeministri Edi Rama, si çdo ditë u ka thënë mirëmëngjesi ndjekësve në rrjetin e tij social “Facebook” ku shkruan:
“MIRËMËNGJES ?dhe me këtë veper të re infrastrukturore në shërbim të ekonomisë rurale dhe eksporteve të një zone ku prodhimi rritet vit pas viti, ju uroj një javë të mbarë ??”.
Por, nga ana tjetër të shumta kanë qenë komentet edhe reagimet nga ana e qytetarëve. Vetë kryeministri ka reaguar në disa prej komenteve.
Ndërsa një prej qytetarëve i shkruan Ramës: Miremengjes z.Kryeminister.A je ne gjendje te me japesh nje pergjigje per shqetesimin tim dhe te shume prinderve, te cilet sot u gjenden perpara faktit te kryer pa asnje njoftim nga kopeshti 42 ketu ne Tirane.Z.Rama kam nje femije 3 vjec e 11 muaj aq sa Zaho juaj.Per shkak tepunes qe bejme cdo dite nga ora 8.00 deri ne oren 17.00 e dergojme femijen ne kopshtin shteteror nr.42.Sot u gjendem para faktit te kryer nga administrata e kopshtit te cilet na thane se per shkak se disa edukatore kane marre lejen e zakonshme femijet do te grupohen ne 2 grupe.Sa per informacion.;1 grup ka 40 femije 2 grupe 80 femije te cilet duhet te qendrojne ne nje ambjent 40 m2 per 8 ore dhe te flejne ne nje dyshek te shteuar ne toke ne temperatuarat e larta te veres deri ne shtator.Skandaloze z.Kryeminister.!!!!!!!!!.Nuk eshte kjo Shqiperia qe duam, nuk eshte kjo Shqiperia ku duam te rrisim femijet.
Z.KRYEMINISTER. !A do ta dergoje ti ZAHON ne nje kopeshte te tille.Pergjigju sinqerisht.Nese jo atehere nderhyni dhe zgjidheni kete problem duke konsideruar qe ne kete kopesht eshte ZAHO.Te kemi votuar per nje Shqiperi me te mire ku institucionet i sherbejne qytetareve dhe jo t, ia veshtiresojne jeten.Mjaft probleme kemi me energjine, ujin, rrogat qe nuk na dalin etj, te pakten na lejoni ti rrisim normalisht femijet.Une uroj qe ky problem te zgjidhet sot dhe neser femija im te shkoje si njeri, me dinjitet ne kopesht, jo si bageti ne stalle.
Ndërkohë Rama e ka larguar përgjegjësinë nga vetja, dhe e ka adresuar që të ankohet në bashki e cila drejtohet nga Erjon Veliaj.
“Al Montana kopshtet administrohen nga bashkite i dashur mik, jo nga qeveria, prandaj kete debat duhet ta besh me bashkine jo me qeverine”, ishte përgjigja e kryeministrit.
Replikat: