Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video/Dita e parë e mosbindjes civile, Basha ka disa kërkesa për Ramën

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Video/Dita e parë e mosbindjes civile, Basha ka disa kërkesa për Ramën

Në vijim të protestës së opozitës me bllokim të katër akseve rrugore në vend, me djegie gomash dhe thirrje të forta “Rama ik”, kreu i PD-së, teksa e ka quajtur këtë ditën e parë të mosbindjes civile, i ka numëruar disa kërkesa kryeministrit Rama.

Nga Vora, Basha ka falënderuar protestuesit në gjithë vendin për praninë masive në ditën e parë të mosbindjes.

 “Është dita e mosbindjes së qytetarëve kundër padrejtësisë, grabitjes,  kundër Edi Ramës dhe bandës së tij, oligarkëve dhe kriminelëve që grabitën në mes të natës bijtë e Kukësit nga shtëpitë e tyre në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut, për të terrorizuar Kukësin, për t’i dhënë shembull shqiptarëve që të mos ngrenë zërin kundër padrejtësisë”– tha ai.

Më tej, ai iu drejtua Ramës, duke iu kujtuar se: “E ke kthyer policinë në polici private, prokurorinë po ashtu, ke politizuar gjykatat, ke kapur ekonominë, ke blerë mediat, por ky nuk është asgjë tjetër përveç se fundi i diktaturës, se popullin nuk e blen dot, nuk e nënshtron, shantazhin, shqiptarët do të qëndrojnë deri sa të largojnë regjimin kriminal. Opozita është në kahun e njerëzve të thjeshtë, në krah të familjeve në nevojë, sipërmarrësve, qytetarëve…”. 

Video/Dorëheqja e Ramës nga taksa, reagon Basha: Këndon Himnin e Flamurit

Edhe pse në katër akse po zhvillohet protesta e opozitës për mosbindjen civile, Kuvendi ka zhvilluar punën normalisht. Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit lidhur me debatin për tarifën e Rrugës së Kombit tha se nuk do të nisi sistemi i taksimit pa zgjidhur problemin e banorëve të Kukësit. 

Lidhur me këtë deklaratë të bërë nga ana e Ramës, ka reaguar  kreu i PD-së Lulzim Basha nga Vora duke u shprehur për “Tirana Today” se: “Rama është një mashtrues sa do të tërhiqet nga taksa”.

“Rama duhet ta heqë tërësisht dhe për të gjithë se është e padrejtë, për banorët e zonës më të varfër, por edhe cdo shqiptar tjetër, e para duhet hequr tërësisht. E dyta po përpiqet të fitojë kohë, se është në presion, dhe pastaj t’i godasë nga prapa, jemi për të kërkuar lirimin e gjithë të arrestuarve, jemi për ti dhënë fund një regjimi që ka rrënuar shtetin. Reagimet e Ramës përvecse janë të pabesueshme nuk zgjidhin thelbin e problemit, taksa të anulohet tërësisht, shqiptarët paguajnë 200 mln euro në vit taksa për rrugët, të arrestuarit të lirohen nga i pari në fund dhe të marrë fund ky shtet që është në shërbim të oligarkëve. Ne do të vazhdojmë deri në fund, fitorja është kur shteti dhe institucionet e shtetit kthehen në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi oligarkësh”- tha më tej Basha. 

Ora 09:00

Sikurse kishte paralajmëruar opozita për mbajtjen e një protestë për mosbindjen civile me dhjetëra qytetarë kanë dalë të protestojnë në katër akset kombëtare, Milot, Vorë, Bradashesh dhe Çermë, kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

Në këtë video shihen qytetarët e Vorës të cilët kanë dalë në protestë dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. I pranishëm është dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha. 

Gjithashtu edhe në Çermë, Bradashesh dhe Milot kanë dalë me dhjetëra qytetarë në rrugë. Në rrethrrotullimin e Milotit do të jenë deputetet e qarqeve te Veriut, ne Elbasan deputetët e kësaj zone me në krye kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa në Çermë të Lushnjës, deputetet e Jugut dhe Durrësit me në krye Enkelejd Alibeajn.

Kreu i opozitës i pyetur nga gazetarët nëse protesta e sotme do të jetë paqësore apo jo, Basha ka dhënë këtë përgjigje: “Pyesni qytetarët”.

“Policia e privatizuar e Ramës do ti kthehet popullit”– ka thënë Basha, teksa është përgjigjur edhe për pyetjen nëse i trembet ndjekjes penale për një protestë të paligjshme.

“I paligjshëm është shteti priviat kriminal i Ramës, nuk do kërkojmë kurrë leje për një protestë të ligjit. Unë jam në krah të qytetarëve dhe opozita është në krah të qytetarëve, ky është shtet që burgos popullin dhe lë të lirë kriminelët, shtet rrethim për 23 kuksianë sikur të ishin terroristë, të gjithë kriminelët të lirë, shkoni shikoni shtëpinë e Tahirit dhe kriminelëve dhe shikoni shtëpitë e atyre që janë në burg sot”– tha Basha.Mbrëmjen e së mërkurës Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar nga opozita. Nëpërmjet një deklaratë të shpërndarë për mediat Policia e Shtetit bën me dijë se nuk marrë asnjë njoftim ligjor.

“Policia e Shtetit nuk ka marrë njoftim ligjor për protestën dhe mbështetur në ligjin “Për tubimet”, nuk mund të lejojë protesta të askujt, që në emër të lirisë së tubimit, cenojnë lirinë e sigurinë e të tjerëve”.

Tags: bashabashkëshortjakëmbëkryqshoqëronUletVore

TË LIDHURA

Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’
Aktualitet

Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

20:50 | 12/11/2025
PD protestë më 17 nëntor tek kryeministria
Politikë

PD protestë më 17 nëntor tek kryeministria

20:34 | 12/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia
Aktualitet

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Next Post
Mbyllet protesta në Elbasan, Kryemadhi paralajmëron Ramën: Protesta ….

Mbyllet protesta në Elbasan, Kryemadhi paralajmëron Ramën: Protesta ....

U qëllua me 14 plumba, ish-mësuesi në karrige me rrota kërkon drejtësi

U qëllua me 14 plumba, ish-mësuesi në karrige me rrota kërkon drejtësi

“E lehtë si të porosisësh një picë, kështu ta sjellin drogën shqiptarët”

“E lehtë si të porosisësh një picë, kështu ta sjellin drogën shqiptarët”







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’
Aktualitet

Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

by mirseda
20:50 | 12/11/2025
0

Një banesë në katin e dytë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure në lagjen...

Andorra-Shqipëri / Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme

Andorra-Shqipëri / Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme

20:47 | 12/11/2025
PD protestë më 17 nëntor tek kryeministria

PD protestë më 17 nëntor tek kryeministria

20:34 | 12/11/2025
Përmbytet anija pranë Libisë, zhduken 42 emigrantë

Përmbytet anija pranë Libisë, zhduken 42 emigrantë

19:19 | 12/11/2025
Gjermani, arrestohet një anëtar i dyshuar i Hamasit

Gjermani, arrestohet një anëtar i dyshuar i Hamasit

19:07 | 12/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com