Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video/Deklarata e fortë e Kryemadhit, flet për surpriza: Qeveria dhe gazetarët do befasohen

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Video/Deklarata e fortë e Kryemadhit, flet për surpriza: Qeveria dhe gazetarët do befasohen

Kryetarja e LSI-së paralajmëron një axhendë shumë të aktive të aksionit politik opozitar. “E gjithë Shqipëria drejtohet nga bandat e krimit të organizuar. Aksioni i opozitës nuk ka më ndalesë.  Do vazhdojë dhe do të eci përpara në të gjithë hapat e tij dhe në axhendën e tij të cilën çdo ditë dhe më shumë po e pasurojmë më aktivitete dhe me informacionet e duhura”, është shprehur Monika Kryemadhi nga Durrësi.

“Hapi i parë dhe kryesorë që kërkon opozita e bashkuar është vetingu ndaj politikanëve, sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të kemi shansin dhe mundësinë për ta çliruar. Vetingu ndaj politikanëve është ai proces që ndan shapin nga sheqeri. Ndan krimin nga politikanët të cilët tashmë janë ulur këmbëkryq nëpër karriget e parlamentit”, vijoi në fjalën e saj për media Kryemadhi.

Ndërsa më tej ajo është shprehur se axhenda e opozitës do të ketë shumë surpriza: “Ajo do të jetë e pabesueshme jo vetëm për qeverinë por edhe për ju gazetarët”.

Duke iu përgjigjur akuzave të Taulant Ballës nga salla e parlamentit se opozita i druhet vetingut nga ndërkombëtarët Kryemadhi u shpreh: “Kjo është qesharake. Opozita nuk i trembet vetingut. Toyta Yaris nuk ishte e opozitës por e Ballës. Ata të thonë janë pro apo kundër vetingut.”

Kryemadhi shtoi: “Edi Rama ka ngelur i vetëm dhe ndodhet në një situatë të vështirë. Është e rëndësishme angazhimi i të gjitha strukturave të politikës. Sot e vetmja ndasi është ndasia me krimin e organizuar dhe me grupin kriminal që ka kapur qeverinë shqiptare.”

Deklarata e plotë

Ky qytet që tashmë dihet nga të gjithë shqiptarët, ashtu si e gjithë Shqipëria është i kapur dhe drejtohet nga bandat e dorgës dhe krimit të organizuar.

Aksioni i opozitës nuk ka më ndalesë, do të vazhdojë  dhe do të ecë përpara në të gjithë hapat e tij dhe në axhendën, të cilën çdo ditë e më shumë po e pasuron me aktivitete dhe informacionet e duhura, ku katër grupet e punës të cilat janë ngritur, bënë një raportim të qartë të të gjithë situatës, teksa çdo ditë e më shumë bëhen më flagrante shkeljet dhe uzurpimi që bandat dhe krimi i organizuar i kanë bërë shtetit shqiptar.

Ajo që ngriti sot opozita është shumë e qartë, emergjenca kombëtare për çlirimin e shtetit nga krimi i organizuar, situata me krimin e cila po ngarkohet çdo ditë e më shumë, duke vazhduar si hap të parë kryesor vettingun ndaj politikanëve, sepse vetëm në këtë mënyrë  ne do të kemi shansin pët ta çliruar.

Vettingu ndaj politikanëve është ai proces, i cili ndan shapin nga sheqeri, ndan krimin nga politikanët të cilët sot janë ulur këmbëkryq në karriget e qeverisë, janë ulur këmbëkryq në karriget e Parlamentit.

Më pas hapat e tjerë janë të shkruara dhe grupet e punës po punojnë, ndërkohë që e gjithë opozita sa vjen e konsolidohet më shumë,partitë politike po shtohen më shumë, grupet dhe faktorë të tjerë politikë po i bashkohen frontit opozitar dhe përballë nuk ka gjë tjetër. Përballë ka një Parlament të grabitur nga bandat dhe duart e Edi Ramës, i cili tashmë ka mbetur i vetëm dhe kërkon të manipulojë çdo gjë për atë që kërkon.

Ajo ç’ka ne mendojmë dhe që është shumë e rëndësishme është angazhimi i të gjitha strukturave të opozitës pa dallim të idealeve politike, sepse tashmë idealet politike janë bërë minimale dhe nuk ekzistojnë më. Sot e vetmja ndasi është ndasia nga krimi i organizuardhe me atë grup që ka kapur dhe ka uzurpuar qeverinë shqiptare.

Gazetarja: Znj. Kryemadhi si do vazhdojë aksioni opozitar? Do të vazhdojë në këtë mënyrë duke shkuar nga një qytet në tjetër qytet për të zhvilluar Kuvendin parallel, apo do të ketë rikthim në Parlament?

Aksioni opozitar është mëse i qartë. Do të fillojmë të presim nëse Edi Rama është pro apo kundër Vetting-ut dhe ajo çka mendoj unë se është shumë e rëndësishme është që të jeni të bindur që axhenda e opozitës është mëse e qartë dhe do të jetë shumë aktive. Do të jetë e pabesueshme jo vetëm për qeverinë, por edhe për ju gazetarët.

Ditën e sotme në Parlamentin  e Shqipërisë ka folur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i cili është shprehur lidhur me Vetting-un në politikë se opozita i trembet ndërkombëtarëve dhe kjo është arsyeja sepse ajo vjen me një draft të sajin. Si i përgjigjeni kësaj akuze?

Kjo është qesharake. Toyota Yaris nuk ishte e opozitës. Ajo ishte e Taulant Ballës. Kështu që ska pse t’i trembet opozita Vetting-ut. Opozita e ka bërë vetting-un e saj. Ata të thonë janë pro apo kundër vetting-ut. Dhe kjo është mëse e qartë. Shqiptarët presin me padurim pastrimin e klasës politike nga ata që merren me Toyota Yarsi, nga ata që merren me trafikimin e kokainës nga Kolumbia dhe të gjithë segmentët e tjera kriminale të cilët kanë uzurpuar dhe kanë grabitur jetën e shqiptarëve. Kjo është mëse e qartë dhe shqiptarët e kanë shumë të qartë. Çdo aludim apo fshehje emocionale që ata kanë apo makth brenda vetes së tyre e kanë të pamundur ta shmangin duke u çfokusuar. Opozita është mëse e qartë në aksionin e saj politik. Ne po presim nëse janë pro apo kundër Vetting-ut të politikës dhe ndërkohë vazhdojmë aksionin dhe axhendën tonë politike. Nuk mund të na ndërhyjnë dot më çdo ditë dhe më shumë. Po të ishim gabim ne nuk do të na afroheshin partitë e tjera politike dhe Edi Rama nuk do të ngelte vetëm.

Në rast se qeveria nuk do të pranojë të negociojë, në fakt kryetari Basha ka deklaruar se nuk do të ketë negociata por në rast se hidhet poshtë, çfarë reagimi do ketë nga opozita?

Opozita është shumë e qartë. Ju thashë do të jetë një axhendë shumë surprizuese jo vetëm për qeverinë e Z. Rama por edhe për ju gazetarët. /TIRANA TODAY/

Tags: deklaratafletfortëKryemadhit

TË LIDHURA

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

22:54 | 24/05/2025
Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore
Aktualitet

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)
Aktualitet

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
Next Post
Mos u besoni atyre që paralajmërojnë katastrofën, Evropa do t’ia dalë

Mos u besoni atyre që paralajmërojnë katastrofën, Evropa do t’ia dalë

“Rama ndodhet prej 5 ditësh në Nju Jork. Ka shkuar të ndërtojë një grataçelë”

"Rama ndodhet prej 5 ditësh në Nju Jork. Ka shkuar të ndërtojë një grataçelë"

Video/’Luftë’ në rrugë, gratë me hixhab rrihen me njëra-tjetrën

Video/'Luftë’ në rrugë, gratë me hixhab rrihen me njëra-tjetrën

JU REKOMANDOJMË

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

20:17 | 24/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com