Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video/Arta Marku ia hedh Vettingut, KPK i nxjerr në shesh “historinë”

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Video/Arta Marku ia hedh Vettingut, KPK i nxjerr në shesh “historinë”

Kryeprokurorja Arta Marku ka kaluar sitën e Vetting-ut, duke u rikonfirmuar në detyrë. Pak çaste më parë, KPK njoftoi vendimin pas procesit të rivlerësimit të figurës së kryeprokurores Arta Marku, të cilën e ka rikonfirmuar në detyrë.

Trupë gjykuese në Komision ka qenë Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Ndonëse është njeriu më i rëndësishëm i organit të akuzës, Arta Marku nuk pati forcë të dalë përballë Vetting-ut. Sikundër edhe një ditë më parë, edhe sot, vetë kryeprokurorja Marku nuk ishte prezente, por ajo u përfaqësua nga avokatja Lirime Çukaj.

Në lidhje me tre komponentët, KPK nuk ka konstatuar probleme, pavarësisht se një kërkesë e saj për masë “arrest me burg” dy herë për një person që ishte kapur në gjendje te dehur, u komentua si ekstreme.

Dy nga shtyllat e Vetting-ut, pasuria dhe figura dolën të pastra për Prokuroren e Përgjithshme. Në shtyllën e tretë të aftësive profesionale, trupa u ndal tek kërkesa ekstreme e “arrestit me burg”, kërkuar nga Arta Marku gjatë kohës që ishte prokurore në Shkodër. Shtetasi me inicialet A.B., ishte arrestuar për drejtim në gjendje të parregullt të mjetit, e për këtë arsye Marku kishte kërkuar dënimin me dy vjet burgim.

KPK deklaroi se prokurorja nuk e kishte argumentuar këtë masë ekstreme, ndërsa e pavend u pa edhe nga vëzhguesi i huaj. Sipas tij, prokurorja duhet të mendohet dy herë kur kërkon “arrest me burg”, për aq sa edhe Gjykata e Lartë urdhëron caktimin e kësaj mase, atëherë kur vepra është e rrezikshme.

Relatorja Zhegu tha se KPK ka bërë hetim administrativ për pasurinë e Markut, që perfshin një apartament 103 metra katrorë me vlerë 5 mln lekë në qytetin e Shkodrës. Marku ka 50 perqind të apartamentit të blerë me kredi. dhe i kanë mbetur edhe 2 mln lekë për të shlyer.

“Ne lidhje me figurën DSIK ka kryer kontroll dhe ka dërguar një raport i cili e gjen zonjën Marku të pershtatshme për detyrën. Vleresimi profesional i kryer nga prokuroria e përgjithshme per Markun ka qenë “shumë mirë nga 2003 deri ne 2016”, ka deklaruar relatorja Zhegu më herët.

Sipas relatores Zhegu, ne vitin 2016, Marku si prokurore në Shkodër ka kërkuar “arrest me burg” për një shtetas me inicialet A.B., që akuzohej per drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Kjo mase vleresohet si ekstreme, tha relatorja një ditë më parë.

“Nga konventat europiane qe i kemi ratifikuar. Subjekti i rivleresimit nuk ka bere një shtjellim të qartë se perse i pandehuri A.B., duhet të qëndronte në burg për drejtim mjeti në menyre të parregullt. Kjo mase arresti me burg vlerësohet si ekstreme nga KPK gjithashtu”, tha Zhegu.

Seanca dëgjimore e një ditë më parë u shoqërua nga replikat mes përfaqesuesit të ONM, Theo Jacobs dhe avokates së kryeprokurores, lidhur me një ankesë të një qytetari, i cili është mbajtur në qeli me kërkesë të Arta Markut, pasi ishte ndaluar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Jacobs tha se paraburgimet në Shqipëri janë të tejmbushura dhe kjo edhe si rrjedhojë e rolit të prokurorëve në hetimin penal.

Tags: Arta Markutre shtyllatVETTINGU

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Nuk dini si ti pastroni bizhuteritë në kushte shtëpie? Ja ku qëndron sekreti

Nuk dini si ti pastroni bizhuteritë në kushte shtëpie? Ja ku qëndron sekreti

Video/Rrëfimi rrëqethës i vogëlushes: Kam frikë, më vret ‘Besniku’, gjakësori!

Video/Rrëfimi rrëqethës i vogëlushes: Kam frikë, më vret ‘Besniku’, gjakësori!

Sërish tërmet në Maqedoni, banorët i frikësohen shpërthimit të vullkanit

Tërmet i fuqishëm në Tiranë, ‘shkunden’ edhe zonat përreth







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com