Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Video/”Xheku i Çmendur”, britaniku që luftoi nazistët me shpatë dhe hark

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Video/”Xheku i Çmendur”, britaniku që luftoi nazistët me shpatë dhe hark

“Çdo oficer që hidhet në aksion pa shpatën e tij, është i veshur në një mënyrë të papërshtatshme”. Këto nuk janë fjalët e ndonjë ushtaraku të periudhës së Mesjetës, por të një njeriu të çuditshëm, që luftoi me shpatë dhe hark nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Po, e lexuat saktë.

Kjo është arsyeja pse britaniku Jack Malcolm Thorpe Fleming Churchill, u njoh përgjithësisht me nofkën “Mad Jack” (Xheku i Çmendur). Lindi më 16 shtator 1906 në Kolombo, Cejlonin e dikurshëm britanik (sot Sri Lanka). Menjëherë pas lindjes së tij, familja u rikthye në Dormansland në Britani.

Churchill u shkollua në Kolegjin e Mbretit Uilliam, teksa shkollën e lartë e mbaroi në Kolegjin Mbretëror Ushtarak në vitin 1926. Si ushtarak shërbeu fillimisht në Birmani me Regjimentin e Mançesterit. Largohet nga ushtria në vitin 1936, dhe nis të punojë si redaktor gazete në Nairobi të Kenia, por edhe si model në revista.

Ai e përdori talentin e tij të gjuajtjes me hark, për të luajtur në një rol të vogël në filmin e vitit 1924 “Hajduti i Bagdadit”, teksa u shfaq edhe në filmin e vitit 1938 “Një jenki në Oksford”. Ndërkohë në vitin 1939, përfaqësoi Britaninë e Madhe në Kampionatin Botëror të Gjuajtjes me Hark në Oslo të Norvegjisë

Kur Gjermania pushtoi Poloninë në shtatorin e atij viti, Churchill u rikthye në shtëpi, ku u caktua sërish në Regjimentin e Mançesterit, që u dërgua në Francë si pjesë e ekspedite ushtarake. Në majin e vitit 1940, Churchill dhe disa prej ushtarëve të tij u përplasën me një patrullë gjermane pranë L’Epinet (pranë Rishbur, në Pa Dë Kale).

Churchill dha sinjalin për të sulmuar. Një legjendë thotë se Churchill vrau një gjerman me harkun që mbante me vete. Por vetë Churchill, rrëfeu më vonë se ndërsa synonte pikërisht përdorimin e harkut, ai ishte shkatërruar nga një kamion që i kishte kaluar përsipër.

Pas kapitullimit të plotë të Francës, ai u evakua me të tjerët nga Dankirku, gjatë Operacionit Dinamo, por shpejt do të rikthehej në aksion në Norvegji më 27 dhjetor 1941. Në krye të një brigade komando, ai dhe njerëzit e tij sulmuan forcat naziste në Vagsoy. Ata arritën të merrnin një kopje të librit me kodet sekrete të marinës gjermane, Kriegsmarine, një zbulim që rezultoi i paçmuar në luftën e Atlantikut.

Për guximin dhe trimërinë e treguar në Dunkirk dhe Vagsoy, Churchill u nderua me Kryqin Ushtarak britanik. Dy vite më vonë, “Xheku i Çmendur”, do të udhëhiqte njësinë e tij gjatë zbarkimit aleat në ishullin e Siçilisë në Itali, duke mbajtur gjatë gjithë kohës gajden skoceze, shpatën dhe harkun e tij.

Gjatë një beteje në Salerno, ai e humbi shpatën, por u kthyer mbrapsht dhe arriti që të gjente. Gjatë asaj fushate ushtarake, “Mad Jack” ai arriti të kapte njëri pas tjetrit robër 42 gjermanë se bashku me shokun e tij kapterin Ruffell, thjesht duke i frikësuar me armët e tij të ftohta. Ai e komentoi atë moment si “një imazh nga Luftërat Napoleonike”.

Si pjesë e misionit të koduar “Maclean”, ai drejtoi në vitin 1944 komandot në Jugosllavi , ku ata mbështetën partizanët e Josip Broz Titos. Gjatë luftimeve, u plagos nga shpërthimi i një granate, dhe u kap rob nga gjermanët. Ai u dërgua në Berlin për t’u marrë në pyetje, dhe më vonë u transferua në kampin e përqendrimit në Sahsenhauzen.

Në fund të prillit 1945, Churchill dhe rreth 140 të burgosur të tjerë të kampit u transferuan në Tirol të Austrisë. Por teksa lufta ishte në ditët e fundit, rojet e SS u larguan, duke i lënë të lirë. Churchilli udhëtoi 150 kilometra dhe shkoi në Verona të Italisë, ku u takua me një njësi të blinduar amerikane.

Ndërsa lufta në Evropë, kishte përfunduar ajo e Paqësorit kundër Japonisë, vazhdonte ende. Churchill u dërgua në Birmani, ku u zhvilluan disa nga betejat më të mëdha kundër japonezëve. Kur Churchill mbërriti në Indi, amerikanët bombarduan  Hiroshimën dhe Nagasakin, dhe kjo i dha fund luftës.

Ndërsa shumë ushtarë në front morën frymë të lehtësuar, thuhet se Churchill u shpreh çuditërisht i pakënaqur me fundin e papritur të luftës, duke thënë:”Po të mos ishte për këta amerikanët e mallkuar, ne mund ta kishim vazhduar luftën edhe për 10 vjet të tjera!”.

Pas lufte, britaniku i pazakontë u trajnua si parashutist, dhe u dërgua me mision në Palestinë.

Në pranverën e vitit 1948, pak para përfundimit të mandatit britanik në rajon, ai u përfshi në një konflikt tjetër. Bashkë me 12 nga ushtarët e tij, ai u përpoq të ndihmonte konvojin mjekësor Hadassah, që u sulmua nga forcat arabe.

Njerëzit në 2 nga kamionët e konvojit kapën zjarr, dhe 77 nga 79 njerëzit që ndodheshin brenda tyre u vranë. Ngjarja njihet dhe sot si Masakra e Hadassah. Pas masakrës, ai koordinoi evakuimin e 700 mjekëve, studentë dhe pacientëve hebrenj nga spitali Hadassah në kampusin e Universitar Hebre në Malin Skopus në Jerusalem.

Për nder të tij, rruga që të çon drejt spital u emërua “Bulevardi Churchill”. Në vitin 1952, ai luajti si figurant në një film në Hollivud. Më pas, Churchill shërbeu si instruktor në shkollën e luftës në Australi. Edhe kur doli në pensioni, nuk hoqi dorë nga sjellet e tij të pazakonta. Vdiq më 8 mars 1996, në moshën 89 vjeçare.

TIRANA TODAY

 

 

 

 

 

 

 

Tags: Jack Malcolm Thorpe Fleming ChurchillMad Jackushtarak

TË LIDHURA

Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme
Bota

Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

21:43 | 25/08/2025
Burg kush djeg flamurin e SHBA/ Trump nxjerr urdhër ekzekutiv: Departamenti i Drejtësisë të hetojë rastet
Bota

Burg kush djeg flamurin e SHBA/ Trump nxjerr urdhër ekzekutiv: Departamenti i Drejtësisë të hetojë rastet

21:05 | 25/08/2025
Pamje dramatike, helikopteri bie në liqen gjatë një operacioni për të luftuar zjarrin
Bota

Pamje dramatike, helikopteri bie në liqen gjatë një operacioni për të luftuar zjarrin

20:21 | 25/08/2025
Next Post
NYT: Ndërron jetë gazetari që raportoi krimet e Serbisë në Kosovë

NYT: Ndërron jetë gazetari që raportoi krimet e Serbisë në Kosovë

Rama për “La Stampa”: Duke mos shtyrë zgjedhjet, mbrojta demokracinë

Rama për “La Stampa”: Duke mos shtyrë zgjedhjet, mbrojta demokracinë

Video/Qershor 1914: Ja si akti ekstremist i një serbi, shkaktoi nisjen e Luftës së Parë Botërore

Video/Qershor 1914: Ja si akti ekstremist i një serbi, shkaktoi nisjen e Luftës së Parë Botërore

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin
Aktualitet

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

by mirseda
21:57 | 25/08/2025
0

Sot në mbrëmje, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës ka ndodhur një aksident tragjik ku një...

Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

21:43 | 25/08/2025
E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen nga burgu me kusht prindërit dhe gjyshi i 4-vjeçares në Greqi

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen nga burgu me kusht prindërit dhe gjyshi i 4-vjeçares në Greqi

21:28 | 25/08/2025
Burg kush djeg flamurin e SHBA/ Trump nxjerr urdhër ekzekutiv: Departamenti i Drejtësisë të hetojë rastet

Burg kush djeg flamurin e SHBA/ Trump nxjerr urdhër ekzekutiv: Departamenti i Drejtësisë të hetojë rastet

21:05 | 25/08/2025
Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

20:32 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com