Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

VIDEO/ Xhafaj zbret në terren, biznesmenët përplasen me të. Përlotet i riu

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri
VIDEO/ Xhafaj zbret në terren, biznesmenët përplasen me të. Përlotet i riu

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është përballur me biznesmenët, të cilët janë shfaqur mjaft të irrituar para tij, duke iu ankuar për situatën aktuale.

Xhafaj ka shkuar të inspektojë gjendjen nga përmbytjet në autostradën Tiranë-Durrës, ku banorët dhe pronarët e bizneseve i kanë kërkuar zgjidhje pas dëmeve të shumta shkaktuar nga përmbytjet, si dhe janë shfaqur të pashpresë nga kjo situatë që përsëritet vit pas viti.

“Ne jemi të pashpresë, ne jemi biznesmenë, ne jemi kuajt e ekonomisë, pa ne nuk ecën qerrja. Për ketë më vjen keq”, i tha një tregtar.

“Do e shikoj me entin e Rrugëve, të premtoj që do ta trajtoj këtë gjë. Unë jam pjesë e Qeverisë, e shtetit. Kam detyrim të të shërbej deri në 1′, i tha Xhafaj.

“E ke gabim, e ke gabim ti zotëri. Ti nuk do na zgjidhësh gjë. Përmbytemi çdo vit, asnjë zgjidhje nga bashkitë. Kemi një vit që jemi në emergjence”, i tha një tjetër banor.

Prekës ka qenë momenti kur një i ri është përlotur teksa është takuar me Xhafajn, ndërsa ky i fundit i ka dhënë numrin e tij të telefonit për të komunikuar nëse nuk gjen zgjidhje nga autoritetet përkatëse.

“Hajde me mua shiko shtëpinë, ishim 4 persona dje dhe u mbytëm. Hajde me mua shikoje! Ku të mbytem unë i shkreti? Ku t’i gjej paratë për të blerë sende të reja? Vit për vit duhet të ndërroj çdo gjë në shtëpi. A më beson apo s’më beson?”, shprehet i riu.
 

Pjesë nga prononcimi i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për situatën e përmbytjeve nga zona e Kasharit në autostradën Tiranë–Durrës:

Pyetje: Z.Xhafaj, cilat janë masat që keni marrë për të përballuar këtë situatë?
Ministri Xhafaj: Siç e shikoni dhe ju, policët i kemi të gjithë në dispozicion. Mund të them një fakt që e gjithë Policia është në situatë të jashtëzakonshme. Që nga mbrëmja e djeshme e gjithë Policia është në krye të detyrës.

Pyetje: Ka pika të nxehta z.Xhafaj aktualisht?
Ministri Xhafaj: Akset kryesore. Ju i keni ndjekur, i ka dhënë dhe televizioni juaj. Me këtë rast, kjo është shumë e rëndësishme, dua t’ju falënderoj edhe për të gjithë këtë sakrificë që keni bërë ju, sepse është shumë e rëndësishme në radhë të parë për qytetarët edhe për të krijuar ata situatën edhe për t’u përshtatur me këtë situatë, e për të ndjekur rregullat përkatëse. E dyta, është një ndihmë shumë e madhe dhe për ne që e menaxhojmë këtë situatë.

Pyetje: Përsa i përket makinave të dëmtuara do merrni përsipër kostot?
Ministri Xhafaj: Ne, siç e shihni kemi vënë në dispozicion karoatrecët, ato mundësi që kemi, që t’i lëvizim. Kemi biseduar dhe me Drejtorin dhe shefin e qarkullimit që së pari njëherë të jemi shumë të kujdesshëm, që të paktën ato që i ka dëmtuar natyra, mos të dëmtohen nga faktorë të tjerë të jashtëm dhe të jenë në prezencë vetë drejtuesit e mjeteve mundësisht. Dhe nëse edhe kur nuk janë në prezencë, të ketë mundësi policia nëpërmjet karoatrecëve t’i sistemojë diku, për të vazhduar pastaj…
Dhe dy gjëra, që mjeti të ruhet aq sa mund të ruhen në këtë situatë dhe, e dyta, që është shumë e rëndësishme, të normalizohet situata.

Pyetje: Z.Xhafaj, kur do të jetë e hapur kjo rrugë, sepse është aksi kryesor i shqiptarëve?
Ministri Xhafaj: Sapo të lirohet nga mjetet. S’mund ta them unë.

Tags: fatmir xhafajperlotet i riupermbytjetterren

TË LIDHURA

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

21:32 | 15/07/2025
Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit
Aktualitet

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme
Aktualitet

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Next Post
SHBA fut në lojë Kosovën, strategji për zhdukjen e armikut rus nga Ballkani

SHBA fut në lojë Kosovën, strategji për zhdukjen e armikut rus nga Ballkani

Video/Panik mes banorëve në Fushë-Krujë, si u shpëtua foshnja 5-muajshe

Përmbytjet/ Ministria e Mbrojtjes: Ikni, ikni nga shtëpitë tuaja. Ju lutem!

Situata e jashtëzakonshme/ Spitalet dhe Urgjencat kalojnë në gjendje gadishmërie

Situata e jashtëzakonshme/ Spitalet dhe Urgjencat kalojnë në gjendje gadishmërie

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

by mirseda
21:32 | 15/07/2025
0

Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë në Sheqishtë të Fierit ku Zamir Meta...

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com