E premte, 23 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Video/ Vullkani në Filipine çliron gaz toksik, evakuohen banorët

Autoritetet në Filipine, kanë evakuuar të paktën 2000 persona në jug të Manilës, pas shpërthimit të vullkanit Taal, që çliroi gaz toksik duke rrezikuar seriozisht  jetën e banorëve.

I vendosur në mes të një liqeni, vullkani Taal ka çliruar dioksid squfuri prej disa ditësh, duke krijuar një mjegull të trashë mbi qytetin Manila dhe rrethinat përreth saj, shkruan Al Jazeera.

Të paktën 2,400 njerëz kanë ikur deri më tani nga kjo zoë, që nga momenti kur qeveria bëri thirrje për evakuim të fshatrave në brigjet e liqenit, i tha agjensisë së lajmeve zyrtari zyrtar i katastrofës Joselito Castro.

“Ne presim që më shumë banorë të evakuohen gjatë ditëve të ardhshme,” tha ai, duke shtuar se ata po kërkonin strehim ose në shkolla të mbyllura nga pandemia e koronavirusit ose në shtëpitë e të afërmve.

Taal është një nga vullkanet më aktive në Filipine, për shkak të vendndodhjes së tij në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një zonë e aktivitetit intensiv sizmik.

Zyrtarët e mbrojtjes civile kanë paralajmëruar se në rastin më të keq të mundshëm, mbi 317,000 njerëz mund të preken nga gazi toksik që çlirohet prej shpërthimit të vullkanit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...