Dy ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, dalin sot para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.
Siç mund te shihet edhe në ketë video me poshtë, ata janë shoqëruar nga policia. Ata janë marrë nga ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës dhe po dërgohen drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Ish-deputetet shihen teksa dalin nga dera me policë që i mbajnë për krahu, por të pa prangosur.
27 të arrestuarit e operacionit të koduar “Volvo 4”, dalin sot përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal. Ata u ndaluan në operacionin që u finalizua në mbrëmjen e së dielës.