Çiljeta Xhilaga, në emisionin “Ftesë në 5” foli për projektet e saj muzikore. Ajo zbuloi se së shpejti do sjellë një bashkëpunim me Fatmira Breçanin, dhe tematika e këngës është realisht tepër e veçantë, raporti vjehërr-nuse.
“Kemi një vit që e kemi këtë projekt me Fatmirën. Kemi pasur pak probleme me pjesën, si ta gjenim njëra-tjetrën në një këngë… Kemi bërë një temë shumë të bukur, vjehërr-nuse.
Një gjë që nuk është prekur deri më sot. Fatmira është super vjehërr. Kënga del në javën e parë të qershorit, të kalojë edhe muaji i Ramazanit, të mbaroj edhe xhirimet!”, tha këngëtarja.