Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Video/Si u modifikua furgoni i grabitjes me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Video/Si u modifikua furgoni i grabitjes me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”

Ky dëshmitar është njeriu që modifikoi furgonin me logon Hetimi Tatimor, tek një servis në afërsi të Metarlugjikut në Elbasan. Ky biznes, është i regjistruar në emrin e Gentian Sharrës, por, pronari e ka lënë me qira të Eldi Çala, vëllai i Klement Çalës, njëri prej grabitësve.

“Genti e kishte më parë, kohët e fundit ishin disa persona të tjerë…”, tregon një banor në Elbasan.

Aty, gjithçka dukej krejt normale për këtë banor të zones që ka shtëpinë përballë servisit. Eldi Çala, vëllai i Klementit nuk njihej si person me precedent penal. “Aty punohej si zakonisht”, tregon banori.

Furgoni është modifikuar në pjesën e shasisë dhe pjesën e përparme, duke i salduar pjesë hekur. Sipas dëshmive, edhe pjesa e baterisë së furgonit është ndërruar, së bashku me logon Volkswagen.

Më pas në një biznes në Tiranë, i cili nuk është zbuluar, mjeti lyhet me ngjyrë të bardhë dhe vishet me adeziv me logot e hetimit tatimor. Kjo e fundit, ishte një strukturë shtetërore e cila ironikisht ishte shkrirë vetëm pak ditë përpara grabitjes. Lëvizjet e grupit dhe përgatitja e planit realizohet mes Tiranës, Durrësit, Elbasanit, dhe Krujës, qytete që përkojnë me zonat ku banojnë pjesëtarët e grupit.

Kjo vilë, në pronësi të 48-vjeçarit Talo Çela, është vetëm 200 metër larg servisit dhe konsiderohet si një prej bazave të grupit. Top Story ishte i pranishëm në momentin e ndërhyrjes brenda saj nga njësia operacionale e Policisë së Shtetit. Kontrollet vijuan mbi dy orë, por nuk pati detaje lidhur me provat e siguruara.

Zonja që shihni, në banesën ngjitur është kunata e Klement Çelës. Ajo nuk pranon të japë intervistë por thotë se nuk kanë pasur asnjë dijeni për aktivitetin e kunatit. Servisi pranë vilës, ishte marrë për një qëllim të caktuar, njësoj si një biznes fason që ishte themeluar një vit më parë po nga vëllai i Klement Çalës, Eldi.

“Para 5 muajsh, Eldi më tha që të shkojmë në dalje të Fushë Krujës të marrim një furgon por nuk shkova pasi i thashë se kam vajzën sëmurë. Pas dy ditësh, unë shkova te rrobaqepësia e Eldit kam parë një furgon”.

Pikërisht brenda rrethimit të këtij biznesi, rrobaqepsia e Eldi Çalës, shihet një furgon tip Shevrolet ngjyrë jeshil me targa të huaja. Mjeti ishte sjellë nga Kosova nga i ndjeri Admir Murataj. Po aty, parkohet një muaj para grabitjes një tjetër furgon tip Mercedes Vito. Bëhej fjalë për furgonin me logot e hetimit. Ne tentuam të kontaktojmë me dikë brenda biznesit, por, aty tashmë nuk ndodhet askush pas grabitjes së ndodhur në 9 Prill në Rinas.

Pronari Eldi Çala është në arrati, njësoj si vëllai Klement Çala, që konsiderohej person i afërt me Admir Muratajn./Top Channel

 

Tags: furgoniHetimi Tatimorskena

TË LIDHURA

Dyshohen për përfshirje në baste sportive, masa sigurie për 5 oficerë policie,
Aktualitet

Dyshohen për përfshirje në baste sportive, masa sigurie për 5 oficerë policie,

08:27 | 20/01/2026
Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura
Aktualitet

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura

22:26 | 19/01/2026
Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji
Aktualitet

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

21:20 | 19/01/2026
Next Post
Aksion fantastik dhe Ajax shënon golin e dytë (Video)

Aksion fantastik dhe Ajax shënon golin e dytë (Video)

Fakte tronditëse/Kush e vrau Admir Muratajn? Havari: S’ka qenë policia, por shokët e tij

Fakte tronditëse/Kush e vrau Admir Muratajn? Havari: S’ka qenë policia, por shokët e tij

“Rinas”/ Deklarata e fortë e Hoxhës: FNSH e pa grabitjen, ICTS-ja nuk i ka lejuar…

Artan Hoxha: Çfarë më thanë efektivët që qëlluan mbi Admir Muratajn







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Dyshohen për përfshirje në baste sportive, masa sigurie për 5 oficerë policie,
Aktualitet

Dyshohen për përfshirje në baste sportive, masa sigurie për 5 oficerë policie,

by mirseda
08:27 | 20/01/2026
0

Pesë oficerë policie dhe një efektiv i RENEA-s, dyshohen për përfshirje në baste sportive të paligjshme. ndaj...

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura

22:26 | 19/01/2026
Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

21:26 | 19/01/2026
Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

21:20 | 19/01/2026
Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

20:35 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com