Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Video/Si trajnohen në timon agjentët e Shërbimit Sekret amerikan

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Video/Si trajnohen në timon agjentët e Shërbimit Sekret amerikan

Të mbrosh Presidentin e Shteteve të Bashkuara është një punë shumë komplekse. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, çdo agjenti të Shërbimit Sekret i duhet të kalojë një trajnim të posaçëm për ngarjen e makinës, në qendrën e trajnimit në Laurel, të shtetit Merilend.

A mendoni se jeni një shofer i mirë?

Imagjinoni sikur t’ju duhet të kryeni pa gabuar disa manovra për të mbajtur vendin e punës.

Ky trajnim shkon përtej taktikave bazë të ngarjes së makinës. Këtu njihet si ngarja mbrojtëse, e cila ka një qëllim kryesor.

“Personi i mbrojtur duhet të nxirret i sigurtë nga ‘zona e sulmit’ dhe duhet zhvendosur në një zonë të sigurtë sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë Thomas Murach, i Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara.

Të gjithë agjentët dhe oficerët e Shërbimit Sekret duhet ta kalojnë trajnimin 5-ditor për ngarjen e makinës të zhvilluar në këtë pistë prej 550 metrash.

Por, edhe pas përfundimit të këtij trajnimi, ata ende nuk janë të çertifikuar për të ngarë limuzinën presidenciale, të njohur si Kadillaku 1, ose ndryshe “Bisha”.

Për këtë mjet të blinduar që peshon 9 mijë kilogramë ka një kurs tjetër më të avancuar.

Ekziston edhe një tjetër trajnim, ndoshta më i vështirë, për motoçikletat që udhëtojnë paralelisht me limuzinën gjatë motit të mirë.

“Motori është i rëndë, rreth 400 kilogramë, dhe të duhet të manovrosh mbi dy rrota, ndërkohë që të kërkojnë të bësh lëvizje që nuk do t’i kishe menduar se janë të mundshme”, thotë Lloyd Llamas, oficer teknik i Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara.

Këto nuk janë të vetmet mjete me dy rrota të Shërbimit Sekret.

Agjentëve u duhet të mësojnë teknika speciale për ngarjen e mjeteve për terrenet jashtë rrugës, madje edhe mjetet e transportit të fushave të golfit.

Përveç “Bishës”, ekziston edhe një autobuz, i njohur si “Ground Force One”.

Duke qenë se në vende të ndryshme, rrugët janë të projektuara në mënyra të ndryshme, Shërbimi Sekret i përshtati rrugët në qendrën e trajnimit që shoferët e mjeteve të mëdha të mësojnë si të manovrojnë me hendekët dhe pengesat.

Ky trajnim zyrtar për shoferët e Shërbimit Sekret filloi në vitin 1970. Teknikat e trajnimit kanë evoluar, ndërsa kanë vazhduar të evoluojnë edhe makinat.

“Në të kaluarën p.sh., i trajnonim si të frenonin makinat që nuk kishin sisteme që parandalonin bllokimin e frenave. Pra, i mësonim si të frenonin pothuajse plotësisht, pa shkaktuar bllokim të rrotave”, tregon agjenti Murach.

Nga programi u hoqën pjesët që kishin të bënin me kontrollin e stabilitetit të makinës, pasi makinat moderne janë shumë më të qëndrueshme. Gjithashtu, teknologjia e prodhimit të gomave është zhvilluar më shumë dhe tashmë gomat janë më të qëndrueshme në sipërfaqet e rrëshkitshme.

Trajnimi për ngarjen jashtë rrugës kërkon megjithatë edhe ndjekjen e mësimit në klasa.

Zhvillohen gjithashtu simulime për aktivitetet ceremoniale, si p.sh. inaugurimi i Presidentit. Gjatë këtij aktiviteti, limuzina presidenciale lëviz shumë më ngadalë se zakonisht, duke u ekspozuar kështu ndaj rreziqeve të shtuara të sigurisë.

Shërbimi Sekret ka për detyrë jo vetëm mbrojtjen e Presidentit, Nënpresidentit, familjarët e tyre, ish-presidentët dhe zonjat e para, por edhe mbrojtjen e udhëheqësve të huaj që vizitojnë SHBA-në, si dhe kandidatët kryesorë gjatë fushatave elektorale në Amerikë.

Për agjentët e Shërbimit Sekret që përzgjidhen për të ngarë automjetet, detyra e tyre kryesore është siguria e këtyre pasagjerëve shumë të rëndësishëm. /VOA

 

Tags: agjentëtShërbimi Sekrettrajnim

TË LIDHURA

Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll
Bota

Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

15:33 | 22/03/2023
Pamje TRONDITËSE, prezantueses i ndodh e papritura gjatë transmetimit direkt (Video)
Bota

Pamje TRONDITËSE, prezantueses i ndodh e papritura gjatë transmetimit direkt (Video)

10:03 | 22/03/2023
Kujdestarët e lanë pa ushqim e ujë, 88-vjeçarja vdes pas 28 ditësh
Bota

Kujdestarët e lanë pa ushqim e ujë, 88-vjeçarja vdes pas 28 ditësh

13:09 | 21/03/2023
Next Post
Shitën apartamentin, çifti hedh paratë në plehra

Shitën apartamentin, çifti hedh paratë në plehra

Abuzonte seksualisht me gruan, e pëson keq shqiptari

Itali/Shqiptari përdhunon ish-gruan në sy të djalit

Shokon deputeti shqiptar: Të legalizohet prostitucioni!

Shokon deputeti shqiptar: Të legalizohet prostitucioni!

JU REKOMANDJOMË

‘Tërmeti’/ Prefekti i Lezhës kthen vendimin për bonusin e qirave

‘Tërmeti’/ Prefekti i Lezhës kthen vendimin për bonusin e qirave

3 vjet ago
Tërmeti/ Soreca takon Çuçin: Të bëhet shpejt vlerësimi i nevojave

Tërmeti/ Soreca takon Çuçin: Të bëhet shpejt vlerësimi i nevojave

3 vjet ago
Sateliti vrojtues që ndihmon luftën kundër ngrohjes globale

Sateliti vrojtues që ndihmon luftën kundër ngrohjes globale

2 vjet ago

Vuçiç: Jam i gatshëm për zgjidhjen e konflikt të ngrirë me Kosovën

6 vjet ago




TË FUNDIT

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt
Kryesore

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt

by mirseda
15:46 | 22/03/2023
0

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se ftesa e Alibeaj për kandidatët e...

Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual

Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual

15:38 | 22/03/2023
Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

15:33 | 22/03/2023
Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat

Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat

15:31 | 22/03/2023
Rikthehet Instagrami i Luizit, e motra bën veprimin që nuk pritej për Kiara Titon

Rikthehet Instagrami i Luizit, e motra bën veprimin që nuk pritej për Kiara Titon

15:27 | 22/03/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com