Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Video/Shkon të bëjë kartën e identitetit, i thonë që ka vdekur

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Video/Shkon të bëjë kartën e identitetit, i thonë që ka vdekur

Selim Hodo, një i moshuar mbi të 80-at nga Orikumi, tregon në “Stop” se shkoi në gjendjen civile për të aplikuar për një kartë të re identiteti, por në atë moment përballet me njoftimin se ai “kishte vdekur” që në vitin 2011.

Selimi thotë, se rezultoi i vdekur edhe në zyrat e postës e polici.

Selim Hodo: Vajta në gjendjen civile të Orikumit dhe më tha se nuk je i gjallë. Si nuk jam i gjallë? ‘Nuk je i gjallë’. Ika pastaj nga aty, u largova.

Gazetarja: Për çfarë vajte në gjendjen civile?

Selim Hodo: Për të nxjerrë kartën e identitetit. Sepse skadonte karta.

Gazetarja: Dhe aty more vesh që ishte i vdekur?

Selim Hodo: Po. ‘Je i vdekur’. Ika u largova. Erdha në postë, këtu në Vlorë. Një nga ato gratë aty më thotë sille pak kartën. E futi në kompjuter, më thotë ‘je i vdekur’. I them qysh do bëjmë për këtë punë? ‘Do shkosh në polici’. Shkoj në polici dhe i them kështu është puna. ‘Më sill kartën’ më tha ajo, futi numrin dhe më tha ‘je i vdekur’.

Gazetarja: Në çfarë viti ke vdekur ti gjyshi?

Selim Hodo: Në vitin 2011-2012 ka qenë vdekja ime. Unë dua kartën, se pa kartë nuk bëj dot asnjë gjë. Qoftë për vizitë, qoftë për diçka. Pa kartë unë s’bëj dot asgjë se quhem i vdekur. Po s’pata këtë unë kot.

Gazetarja: Kjo është certifikata e vdekjes, që ti ke vdekur më datën 9 mars 2011. Ti gjallë je?

Selim Hodo: Po gjallë jam. Ja. Unë jam i gjallë. Se çfarë bëhet unë nuk e di. Kam kartën e identitetit dhe librezën e parave që është aty. Jam i gjallë unë.

Gjysh Selimi ka lindur me 15 Janar 1937 dhe rezulton të ketë vdekur më 9 Mars 2011. Në fakt jemi në vitin 2019, duket edhe që gjyshi fatmirësisht është gjallë. “Stop” u drejtohet zyrave të gjendjes civile në qytetin e Orikumit për të pyetur se çfarë ka ndodhur realisht.

Dorjana Hibro, punonjëse e gjendje civile Orikum: Zotëria është paraqitur në zyrën e aplikimit Vlorë, nuk e di a ju ka sqaruar apo jo, për të aplikuar për kartë identiteti dhe nuk del fare si emër në momentin që është i çregjistruar. Në këtë rast ka ndodhur një gabim sepse në të njëjtin vit për bashkëshorten, d.m.th. data e vdekjes që ka zotëria është në fakt data e vdekjes së zonjës dhe është mbajtur gabimisht akti i vdekjes në emër të zotërisë.

Gazetarja: Ideja është e tillë, i gjithë gabimi ka ardhur ndoshta nga një pakujdesi e ish-punonjëses suaj.

Dorjana Hibro: Po, pakujdesi është. Ndodhin gabime të tilla. Këto mund t’i ndodhin kujtdo që është punonjës.

Gazetarja: Gjyshi është 83 vjeç, janë edhe problemet e moshës, do të shkojë të bëjë një kontroll të detajuar jashtë tek djali, ai nuk mund të lëvizë. Ose nesër pasnesër mund të ngrihen këta të institutit dhe të kërkojnë mbrapsht gjithë pensionin. Sepse i bie që vërtetë ta ketë marrë kot, sepse ka vdekur në 2011-ën. Po t’i hysh thellë-thellë, janë një sërë problematikash me të cilat ndeshet gjyshi.

Dorjana Hibro: Unë në fakt i kam hyrë shumë thellë dhe i di problematikat. Unë të gjitha masat e duhura i kam marrë. Të ishe ti në vendin tim punonjëse, unë kam bërë maksimumin, si të isha jo thjeshtë një punonjëse, por si njeriu i gjyshit. Është çështje institucionale që besoj që është çështje ditësh vonesa.

Në gjendjen civile të Vlorës shpjegojnë se të dhënat e Selim Hodos do të çohen në drejtorinë e përgjithshme të gjendjes civile, ku do të përballen me informacionet në sistem e për pak ditë, do të marrë zgjidhje ky problem.

Punonjësja: Problemi është shumë i zgjidhshëm, thjeshtë zotëria, as punonjësja nuk ka dijeni, sepse punonjësja nuk i kontrollon dot të gjitha, në moment, që ka ardh ID-ja, aty shikohet. Nga momenti, që zotëria ka vajtur, për të paraqitur kërkesën, kjo gjë do zgjidhet.

Gazetarja: Do zgjidhet! Të gjithë thonë do zgjidhet. Çështja është, kur do zgjidhet?

Punonjësja: Problemi është se…, ti nëse nuk do zgjidhet dhe ne do thoshim, se nuk ka zgjidhje, atëherë ka problem. Kjo është e zgjidhshme.

Gazetarja: Është e zgjidhshme, por ka një muaj e gjysmë, më kupton? Se të gjithë të përcjellin me fjalë të mira. Gjyshi ka nevojë, duke qenë se është 83 vjeç, ka nevojë të marrë një kurim jashtë shtetit. Tani automatikisht i duhet mjeti i identifikimit, se nuk e lë njeri të kalojë në kufi. Të gjithë të përcjellin, po…po. Tani a do bëhet? Kur do bëhet?

Punonjësja: Të lutem! Këto janë probleme me siguri shumë të lartë! Janë probleme.., nuk janë probleme të thjeshta, që mund të zgjidhen menjëherë. Janë probleme, që janë komisione me juristë, që shikojnë, sepse që të japësh.., t’i japësh një numër identiteti një personi, duhet të bindesh mirë!/tvklan.al

 

Tags: karta e identitetitmoshuari

TË LIDHURA

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat
Aktualitet

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend
Aktualitet

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi
Aktualitet

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Next Post
Lleshaj flet për ekzekutimin e Admir Murataj: S’ka arsye që shefin e bandës ta vrasin shokët e tij!

Lleshaj flet për ekzekutimin e Admir Murataj: S’ka arsye që shefin e bandës ta vrasin shokët e tij!

Lleshaj nxjerr fotot e policit të lënduar: Turp, dhuna po godet Policinë

Meta ktheu ‘Vettingun në Polici”, reagon Lleshaj: Argumente jo ligjorë!

Grabitja në Rinas/Lleshaj: Autorët do arrestohen, lekët edhe mund të jenë djegur

Grabitja në Rinas/Lleshaj: Autorët do arrestohen, lekët edhe mund të jenë djegur

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez kërkon falje pas skandalit për korrupsion
Bota

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez kërkon falje pas skandalit për korrupsion

by mirseda
09:10 | 13/06/2025
0

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u kërkoi sot bashkatdhetarëve të tij falje pas akuzave të reja për korrupsion....

BOTA në këmbë, reagon pas shpërthimit të luftimeve Izrael-Iran

BOTA në këmbë, reagon pas shpërthimit të luftimeve Izrael-Iran

08:36 | 13/06/2025
“S’do të kthehemi në fushëbetejë”, Jordania mbyll hapësirën e saj ajrore mes tensioneve Izrael-Iran

“S’do të kthehemi në fushëbetejë”, Jordania mbyll hapësirën e saj ajrore mes tensioneve Izrael-Iran

08:18 | 13/06/2025
Parashikimi i motit për sot, 13 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 13 qershor 2025

08:13 | 13/06/2025
Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

23:03 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com