Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Video/Shkeljet e një procesi gjyqësor për 260 mijë dollarë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Video/Shkeljet e një procesi gjyqësor për 260 mijë dollarë

Faturat, e pretenduara nga Elif Duman, nuk kanë kodet e mallit e janë paraqitur pa përkthim dhe pa vulën apostile. Nga ana tjetër, gjyqtari Lek Prenaj ka nxjerrë urdhrin e ekzekutimit me këto shkelje.

Emisioni “Stop” merret me Gjykatën e Shkallës së Parë Prishtinë, me gjyqtarin Lekë Prenaj, i cili ka ligjëruar këtë procedurë përmbarimore dhe këtë borxh të krijuar në mënyrë artificiale. Ky gjyqtar duhej t’i kishte kërkuar përmbaruesit privat që të gjitha faturat në gjuhën turke duhej të ishin të shoqëruara me një përkthim përkatës të kryer nga një përkthyes i licencuar. Pikë së dyti, ky gjyqtar po ashtu duhej t’i linte palës kreditore mundësinë e apelimit.

Arbër Rexha, avokat: Debitori në afat të rregullt ligjor ka parashtruar ankesë ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore me të cilën është refuzuar prapësimi. Mirëpo në pamundësi të deponimit të garancisë, të cilën e ka caktuar Gjykata Themelore, kjo e fundit pa ndonjë vendim me shkrim, lëndën dhe shkresat për lëndën, i ka orientuar tek përmbaruesi për të proceduar më tutje. Unë mendoj që ankesa është e drejtë fundamentale dhe kategori kushtetuese, e cila nuk duhet t’i mohohet askujt. Mendoj se Gjykata e Shkallës së Parë është dashur që ankesën sëbashku me shkresat e lëndës t’i drejtojë tek Gjykata e Apelit për vendosjen meritore në këtë çështje përmbarimore.

Pikë së treti, ky gjyqtar nuk duhej të kishte gjykuar pikërisht këto fatura pasi në këto fatura shkruhet qartë dhe pastër, nëse ka konflikt midis palëve, atëherë është Gjykata e Bursës dhe përmbaruesit e Bursës, të cilët mund t’i japin zgjidhje konfliktit.

Gazetari – Në lidhje me këto faturat, që keni nxjerrë një borxh të prodhuar në mënyrë artificiale, a kanë pasur një përkthyes nga Turqia për këtë lloj fature, që keni pasur në lëndën gjyqësore?

Gazetari – Mund të flasim zoti Lekë Lekë Prenaj?

Lekë Prenaj – Jo bre zotni! Është zëdhënësja, te zëdhënësja bisedohet, nëse keni naj sen.

Gazetari – Jo thjeshtë, ju dini turqisht?

Lekë Prenaj – Jo nuk ka ç’ka t’them unë ty!

Gazetari – Kjo fatura këtu thotë p.sh, që…

Lekë Prenaj – Nale ti kët kamera!

Gazetari – N.q.s palët kanë probleme, duhet ta zgjidhin në Gjykatën e…, në Gjykatën e Bursës.

Lekë Prenaj – Unë ju tregova, shkoni atje ku është zëdhënësja!

Gazetari – Po zëdhënësja s’mund ta thotë, se ju e keni marrë vendimin. Më kupto?

Lekë Prenaj – Te zëdhënësja shkoni, s’komunikohet gjyqtari, nuk lejohet me u komuniku.

Gazetari – E kuptoj, por është absurde, sepse këto janë fiktive dhe është një broçkull.

Lekë Prenaj – Cilat janë fiktive?

Gazetari – Po sepse nuk kanë kode. Këtu thuhet, që duhet të gjykohet në Gjykatën e…

Lekë Prenja – Fike kët kamer!

Gazetari – E Bursës. Nuk keni një opinion për këtë?

Lekë Prenaj – Jo jo, dhe asnjë lloj sqarimi.

Gazetari – Ok, faleminderit!

Lekë Prenaj – Shpjegimin ua dhashë!

Ky dokument që është prodhuar në shtetin turk dhe është bërë shkak i një borxhi artificial në shtetin e Kosovës duhet që të ketë elementët e sigurisë për tu përdorur në institucionet zyrtare, apo në sistemin e drejtësisë. Dhe kush më mirë se një noter mund të na thotë se çfarë elementesh sigurie duhet të ketë ky dokument para se të përdoret zyrtarisht.

Noterja Sanja Telhallari, shpjegon, se për t’u legalizuar një dokument nga një shtet në një tjetër, duhet të ketë disa elementë sigurie, që bëhen në zyrën noteriale.

Përsëhndetje notere! Emisioni “Stop” është i interesuar në lidhje me një procedurë që bëhet nga një shtet në një shtet tjetër. Kemi të bëjmë me një faturë të prodhuar në shtetin turk dhe ne do të donim të dinim që si mund të legalizohet ky dokument që të mund të përdoret zyrtarisht, por edhe në sistemin gjyqësor në një shtet tjetër. Cilët janë ato elementë sigurie që një noter bën dhe që certifikojnë një dokument?

Sonja Telhallari, notere: Duke u bazuar në Konventën e Hagës, një dokument që të ketë një fuqi ligjore, duhet të ketë në vulë apostile. Që është veprimi i parë. E dyta, që të veprojë në shtetin tjetër, duhet të përkthehet nga një përkthyes zyrtar dhe më pas të noterizohet. Në rastin konkret, dokumenti që unë kam në dorë nuk ka një vulë apostile dhe e dyta, nuk është përkthyer nga një përkthyes që ne të shikojmë çfarë përmban dokumenti. Duke mos ditur se çfarë përmban, një noter nuk mund ta noterizojë këtë dhe nuk mund të ketë fuqi, nuk mund të veprojë në shtetin tjetër. /tvklan.al

Video/Si u krijua borxhi fiktiv prej 260 mijë dollarësh në Prishtinë

Tags: procesi gjyqesorshkeljet

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Rikthimi i vizave, ish-diplomati: Shqipëria “kokë turku”, BE nuk ka procedura

Rikthimi i vizave, ish-diplomati: Shqipëria “kokë turku”, BE nuk ka procedura

“Nuk e njihnin fare PD-në”, gazetari citon ministrin holandez: Në Shqipëri ka rrjedhje informacioni

“Nuk e njihnin fare PD-në”, gazetari citon ministrin holandez: Në Shqipëri ka rrjedhje informacioni

A keni frikë nga drejtësia për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha

A keni frikë nga drejtësia për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com