Policia ka sekuestruar në total 81 kg lëndë narkotike cannabis sattiva dhe një armë gjahu, duke goditur dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike.
Konkretisht, lënda narkotike u sekuestrua në Memaliaj dhe Gjirokastër.
Si rezultat i operacionit të koduar “KOSHTAN”, në një banesë të braktisur, në fshatin Koshtan, Memaliaj, nga shërbimet e policisë u gjetën disa thasë, brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, si dhe një armë gjahu teke e markës “Bajkal”.
Pesha totale e lëndës ishte 75 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Gjithashtu nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Nedin Karavidha, 45 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Karavidha dispononte lëndë narkotike Cannabis Sattiva në banesën e tij, nga shërbimet e policisë u krye kontroll në këtë banesë.
Nga kontrolli i ushtruar u gjetën dy qese dhe një thes brenda të cilëve kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës ishte 6 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.