Lini Prengaj është një i ri 22 vjeçar shqiptar, i cili është largua nga Shqipëria katër vjet më parë për të jetuar në Francë. Kompania Perigord i bëri atij një premtim punësimi, por pa leje qëndrimi, ai nuk mund të vijojë më punën, shkruan Tirana Today.
Tashmë Lini Prengaj mund të dëbohet nga Franca në çdo kohë. 22-vjeçari shkoi në Francë në shtator 2014. Për tre vite ai u përpiq që të marrë leje qëndrimi. Shteti Francez ka urdhërua që ai të kthehet në vendlindje, por gjykata Administrativ i ka hedhur dy herë poshtë kërkesat për dëbimin e shqiptarit.
Lini Prengaj, ka qenë vetëm 19-vjeç kur ka shkuar në Francë, ku ka përfunduar me sukses një kurs trajnimi dhe ka marrë certifikatën e marangozit në shkollën e mesme Chardeuil de Coulaures. Që nga ajo kohë kompania LLC, i ofroi një ofertë punë. Kështu në vitin 2016 ai aplikoi dhe për leje qëndrimi.
Përgjigja e shtetit ishte : Lini do të jetë subjekt i një OQTF, një detyrim për të lënë territorin francez.
https://tiranatoday.com/sulm-pameshirshem-ndaj-shqiptarit-ne-france/
Lini pastaj paraqet një ankesë në Gjykatën Administrative të Bordosë, e cila i jep atij të drejtë.
Me këtë përgjigje nga gjykata, Lini bën një kërkesë të re në shtator 2016, dhe shteti sërish e refuzon, ndërsa në ankesën e dytë sërish në gjykatë ai fiton.
Lini është subjekt i një kërkese tjetër për dëbim, për të tretën herë me radhë, shkruan rance3-regions.francetvinfo.fr.
Dhe sot Lini paraqiti një ankesë të tretë, dhe ai ka një shans të mirë për të fituar pasi nuk ka asgjë të re. Një kontradiktë midis shtetit dhe drejtësisë, bëri që kreu i Këshillit të Qarkut Germinal Peiro, t’ia adresojë çështje në fjalë Ministrit të Brendshëm francez. TIRANA TODAY