Tensionohet edhe më shumë situata mes Greqisë dhe Shqipërisë, pas vrasjes së Kostandin Kaçifës. Së fundmi, një politikan grek ka bërë thirrje për bombardime të Shqipërisë dhe ka kërkuar shfarosjen e vrasësve të Kaçifës.
Presidenti i së Drejtës së Re, Phaselos Kranidiotis, bëri thirrje për ngritje, teksa sipas tij kjo ishte e vetmja mënyrë që Rama të mos guxojë të ngrejë dorën ndaj grekëve.
“Të ngrihen të gjithë, të mos lëmë gurë pa lëvizur dhe të shfarosim të gjithë vrasësit e heroi Konstandiku Kaçifas, kjo është e vetmja mënyrë që Edi Rama të mos guxojë të ngre dorën ndaj grekëve”, thotë në video Phaselos Kranidiotis.